Bota Postuar më 25 Qershor 2024, 14:30

Kompanitë ushqimore, në pozicion “lufte” - Strategji të reja dhe ushqime më të shëndetshme

Nga SCAN TV
Kompanitë ushqimore, në pozicion “lufte” - Strategji

Kompanitë e ushqimit po marrin pozicione lufte në një mjedis të ri. Shumë prej tyre janë gati të hedhin në treg marka të reja ushqimore për njerëzit që marrin ilaçe për humbje peshe. Tashmë në etiketa do të shkruhet se vaktet janë të pasura me proteina, fibra dhe lëndë ushqyese.

Ilaçet për humbje peshe, nga një klasë e barnave të njohura si GLP-1, kërcënojnë të zvogëlojnë fitimet e prodhuesve të ushqimeve dhe zinxhirëve të ushqimit të shpejtë, pasi njerëzit që i marrin ato pakësojnë sasinë e ushqimit që hanë.

Ilaçet mund të shkaktojnë efekte anësore gastrointestinale, por mjekët rekomandojnë që njerëzit që i përdorin ato të vazhdojnë të hanë, veçanërisht ushqime të pasura me proteina, për të ruajtur energjinë dhe për të shmangur humbjen e muskujve.

Shitësit me pakicë si shitësi i suplementeve GNC po përpiqen gjithashtu të përfitojnë nga trendi duke prezantuar një seksion në dyqane kushtuar përdoruesve të GLP-1, duke shitur pluhur proteinash dhe fibra.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 17 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan duket që ka kaluar një fundjavë relativisht të qetë teksa vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 91 lekë dhe të shitet me 92 lekë sipas......