“Mungojnë punonjësit e kualifikuar” - Indeksi: Të përmirësohet më tej klima e të bërit biznes në Shqipëri

Gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar vazhdon të mbetet sfida më e madhe e bizneseve shqiptare. Kjo ishte një nga konkluzionet e Indeksit Vjetor të Biznesit, i cili u prezantua në Konferencën mbi “Ristrukturimin Ekonomik dhe Perspektivën e Re”, organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Arritjet e deritanishme të ekonomisë shqiptare, si tejkalimi i 100 milionë dollarëve në shkëmbimet tregtare, ishte një nga pikat në të cilat u ndal Ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
“Falë punës së Dhomës Amerikane të Tregtisë, shkëmbimet tona tregtare kanë arritur nivelin më të lartë ndonjëherë. Në vetëm 4 muajt e parë të vitit, i referohem të dhënave zyrtare të Byrosë Amerikane të Censuseve, kemi tejkaluar barrierën e 100 milionë dollarëve shkëmbime tregtare. Edhe më e rëndësishme për t'u theksuar është se struktura e këtij bilanci është ndër më të shëndetshmit në raport me tregtinë tonë me vendet e mëdha.”
Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullai, shpjegoi se cilat janë disa nga shqetësimet më të mëdha të bizneseve shqiptare dhe çfarë problematikash duhet të adresojë qeveria shqiptare sipas qytetarëve.
“Janë 5 parametra që anëtarët e Dhomës i kategorizojnë si shqetësimet më të mëdha të bizneseve dhe po ta shohim, vazhdon të jetë gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar problemi kryesor. Ka një rritje me 2 pikë krahasuar me vitin e shkuar, por përsëri është shumë i ulët. Parametrat e tjerë nën 40 pikë janë monopoli dhe konkurrenca e padrejtë, ekonomia informale apo niveli i taksave, që ndikojnë shumë në klimën dhe shëndetin e biznesit.
Një studim i Institutit Ndërkombëtar Republikan mbi prioritetet kryesore që duan qytetarët që të ketë qeveria, tregon se në 5 vende të Ballkanit Perëndimor, prioriteti kryesor është kostoja e jetesës dhe çmimet e larta, në Shqipëri kjo është e dyta, kryesorja është papunësia, që do të thotë kemi një korrelacion ku nga një anë ne themi është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe në anën tjetër themi papunësia. Pra, në të dyja kahet kemi probleme.”
Indeksi Vjetor i Dhomës Amerikane të Tregtisë mat perceptimin e bizneseve mbi treguesit kryesorë të klimës ekonomike dhe si mund të përmirësohen ato. Sipas këtij indeksi, ekonomia shqiptare ka treguar një performancë pozitive, por duhet të shtohen përpjekjet për përmirësimin e klimës së biznesit.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Ushtria shqiptare, me armatime moderne - Strategjia, për miratim në Kuvend. Buxheti i mbrojtjes, jo më pak se 2% e PBB
Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvend dy dokumenta “Planin afatgjatë të zhvillimit të forcave të armatosura 2024-2033” dhe “Strategjinë......

KESH shpenzon 9 mln euro për blerje energjie - 3 tenderë në pak ditë, çmimi mesatar për sigurimin e energjisë llogaritet në rreth 94 euro/mWh
Tre tenderë për blerje energjie janë zhvilluar nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare, brenda harkut kohor të 10 ditëve. Sipas të dhënave të përpunuara nga......

“Super prodhim i energjisë elektrike” - Ahmeti: Humbjet në rrjet u përmirësuan. Për blackout-in, analizë nga institucion i pavarur
30% më shumë energji e prodhuar sesa mesatarja shumëvjeçare. Gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2023, kreu i Entit Rregullator të Energjisë Petrit......

Vit i vështirë, sa ullinj u prodhuan në 2023? - 40 mijë ton më pak në treg, kryeson qarku i Vlorës
Ashtu sikurse ishte parashikuar dhe pritej, për shkak të thatësirave të shumta prodhimi i ullinjve në vend ka humbur ndjeshëm terren. Të dhënat zyrtare nga......

Nga cilat shtete vijnë të rinjtë për të studiuar në Shqipëri? - INSTAT: Më shumë regjistrohen për Bachelor dhe Master, asnjë për doktoraturë
Bashkëpunimet akademike me vendet e rajonit e më gjerë sjell produktivitet, por çfarë thonë shifrat për studimet nga studentët e huaj në Shqipëri? Në vendin......

Si ka nisur java për valutat e huaja?
Dollari blihet sot me 92.9 lekë dhe shitet me 93.8 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme nga java që lame pas. Sipas kursit të këmbimit lokal Monedha......

Si ka qenë ecuria e tregut postar në 3 vite? - Rënie drastike për shërbimin jo universal postar. Ai ekspres, me tendenca rritëse
Që prej fillimit të vitit 2022 e deri më sot, shërbimi jo universal postar ka pësuar një rënie drastike. Nga ana tjetër, shërbimi ekspres është shoqëruar me......

Rregullorja historike e BE-së për kriptot: Përgatituni për një ‘udhëtim me gunga’!
Rregullorja historike e BE-së për kripto-n hyn në fuqi brenda javës dhe nuk duket se ndonjë lojtar kryesor i specializuar ka arritur të autorizohet. Regjimi......