Vit i vështirë, sa ullinj u prodhuan në 2023? - 40 mijë ton më pak në treg, kryeson qarku i Vlorës

Ashtu sikurse ishte parashikuar dhe pritej, për shkak të thatësirave të shumta prodhimi i ullinjve në vend ka humbur ndjeshëm terren. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2023 u prodhuan në total 117.6 mijë ton ullinj nga 157.7 që u prodhuan në vitin 2022, me një rënie që regjistrohet në 40.1 mijë ton më pak.
E thënë ndryshe rënia është në nivelin 25,4 %, krahasuar me një vit më parë. Varietetet e ullirit për vaj përbëjnë 87,25 % të prodhimit gjithsej dhe varietetet e ullirit për tavolinë përfaqësojnë 12,75%.
E ndarë në qarqe, prodhimi më i lartë i ullinjve rezulton në qarkun e Fierit me 37.7 mijë ton, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 24.1 mijë ton, më pas renditet qarku i Vlorës me 23.5 mijë tonë, qarku i Beratit me 12.8 mijë ton, Durrësi me 7.2 mijë tonë, Tirana me 6.8 mijë tonë ndërsa qarqet e tjera prodhojnë sasi shumë të ulëta. Dibra, Korça dhe Kukësi janë qarqe qe nuk kultivojnë ullinj.
Rritja e prodhimit të ullirit në vitin 2022 mbingopi tregun dhe bëri që çmimi i vajit të binte në mesatarisht 500 lekë për litër. Nisur nga kjo situatë, konsumatorët shqiptarë jo vetëm u nxitën të rrisnin konsumin e këtij produkti, duke zëvendësuar vajin e lulediellit, por edhe të orientoheshin drejt prodhimit vendas. Ndërsa duke parë ecurinë e prodhimit gjatë vitit 2023, çmimet e shitjes së vajit të ullirit u rritën sërish në mesatarisht 700-800 lekë për litër.
Fermerët nuk mbajtën rezerva pasi përpos rritjes së kërkesë konsumatorë vendase, Italia u tregua shumë agresive në këtë drejtim dhe përmes një marrëveshje me Ministrinë e Bujqësisë bleu prodhimin shqiptare me një çmim shumë të ulët.
Të dhënat nga tregu bëjnë me dije se pavarësisht rënies së prodhimit të ullirit, arrihet që të mbulohet kërkesa vendase me ullinj dhe vaj ulliri.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Nga cilat shtete vijnë të rinjtë për të studiuar në Shqipëri? - INSTAT: Më shumë regjistrohen për Bachelor dhe Master, asnjë për doktoraturë
Bashkëpunimet akademike me vendet e rajonit e më gjerë sjell produktivitet, por çfarë thonë shifrat për studimet nga studentët e huaj në Shqipëri? Në vendin......

Si ka nisur java për valutat e huaja?
Dollari blihet sot me 92.9 lekë dhe shitet me 93.8 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme nga java që lame pas. Sipas kursit të këmbimit lokal Monedha......

Si ka qenë ecuria e tregut postar në 3 vite? - Rënie drastike për shërbimin jo universal postar. Ai ekspres, me tendenca rritëse
Që prej fillimit të vitit 2022 e deri më sot, shërbimi jo universal postar ka pësuar një rënie drastike. Nga ana tjetër, shërbimi ekspres është shoqëruar me......

Rregullorja historike e BE-së për kriptot: Përgatituni për një ‘udhëtim me gunga’!
Rregullorja historike e BE-së për kripto-n hyn në fuqi brenda javës dhe nuk duket se ndonjë lojtar kryesor i specializuar ka arritur të autorizohet. Regjimi......

Çmimet e naftës në rritje shqetësuese – Si do ndikojë kjo tek inflacioni global?
Çmimet e naftës bruto paraqitën një brez fitimi dy-javor dhe u rritën në nivelin më të lartë në gati dy muaj javën e kaluar për shkak të optimizmit ndaj......

Investitorët e huaj po kthehen në Turqi - Familjet vuajnë pasojat e inflacionit në nivelin prej 76%
Kapitali i huaj po investon në mënyrë mjaft dinamike në letrat me vlerë të Turqisë, pas kthesës që banka qendrore po bën prej një viti, duke rritur koston e......

Turizmi, bekim e mallkim për Europën Jugore! - “Historia e suksesit” të Mesdheut shpëton eurozonën nga recesioni
“Një spirancë shpëtimi” po i jepet ekonomisë së Europës Jugore nga turistët amerikanë që dynden masivisht për të shijuar diellin dhe detin, duke ndryshuar......

Fieri, “lider” në prodhimin bujqësor - Rritet prodhimi i drithërave në Shqipëri dhe botë
Ashtu siç rritet prodhimi i drithërave në botë edhe të korrat në Shqipëri janë në rritje. Sipas të dhënave të INSTAT, prodhimi i drithërave për vitin 2023......