Fieri, “lider” në prodhimin bujqësor - Rritet prodhimi i drithërave në Shqipëri dhe botë

Ashtu siç rritet prodhimi i drithërave në botë edhe të korrat në Shqipëri janë në rritje. Sipas të dhënave të INSTAT, prodhimi i drithërave për vitin 2023 krahasuar me një vit më parë, vlerësohet të jetë rritur me 1.5%, duke arritur në 701 mijë ton. Në të njëjtën kohë, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) vlerëson se prodhimi global i drithërave për të njëjtën periudhë ishte 2.8 mld ton, ose 1.2% më i lartë nga prodhimi i një viti më parë.
Ky institucion argumenton se prodhimi më i madh rrjedh kryesisht nga një rritje e prodhimit botëror të misrit. Po ashtu, ka patur një përdorim më të lartë të drithërave të trashë dhe grurit, veçanërisht për përdorim të ushqimit për kafshë, që është nxitur nga furnizimet e bollshme dhe çmimet më të ulëta se sezoni i kaluar.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se cili qark ka prodhimin më të lartë të drithërave. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, qarku i Fierit ka nivelin më të lartë me 176,584 ton, pasuar nga qarqet Elbasan me 95,572 ton dhe Korçë me 83,889 ton.
Nga ana tjetër, nëse analizojmë të dhënat e tregtisë së jashtme rezulton se një pjesë të konsiderueshme të drithërave vendi ynë e importon. Gjatë vitit 2023 importet e drithërave arritën në 287 milionë ton, nga 241 milionë që ishin në vitin 2022. Gjithashtu, më shumë drithëra janë importuar gjatë muajve prill-maj të vitit 2023. Në këtë periudhë importet për këtë kategori arritën në afro 23 milionë ton dhe 33 milionë ton.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Kina hakmerret ndaj produkteve europiane - Në objektiv, konjaku francez, mishi spanjoll dhe automjetet gjermane
Konjaku, që prodhohet kryesisht në Francë, verërat nga vendet e Mesdheut, automjetet ku dominon Gjermania, produktet e mishit derrit ku Spanja ka shumë prodhim......

Inteligjenca Artificiale rrit çmimin e gazit - Roli i saj kritik në tranzicionin energjetik
Aktualisht, në rrugën drejt reduktimit të gjurmës globale të karbonit, gazi natyror pritet të luajë rolin e një karburanti kalimtar. Në të njëjtën kohë,......

Më shumë se 1.5 milionë ditë pune të humbura - Grevat në Gjermani pritet të përkeqësojnë dhe më shumë situatën
Numri i ditëve të punës të humbura për shkak të grevave në Gjermani u dyfishua vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë dhe u rrit në më shumë se 1.5......

Plani radikal i Barcelonës: Ndalon qiratë afatshkurtra të turizmit
Këshilli i qytetit të Barcelonës ka njoftuar një plan radikal për të 'liruar' qytetin nga rreth 10,000 licencat e banesave turistike gjatë pesë viteve të......

Zvicra burgos anëtarët e familjes më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar për abuzim me punëtorët!
Familja u shpall fajtore për sekuestrimin e pasaportave të punëtorëve, i ndaloi të dilnin jashtë dhe i detyroi të punonin deri në 18 orë në ditë. Prokurorët......

Si të mbroheni kur ecni në valët vdekjeprurëse të të nxehtit?!
Temperaturat janë rritur mbi 40 gradë Celsius ditët e fundit, duke bërë që autoritetet lokale të mbyllin Akropolin në Athinë dhe të paralajmërojnë njerëzit të......

Universitetet më të mira në botë: Europa pretendon 2 nga 3 vendet e para!
Universitetet më të mira në botë janë zbuluar në edicionin e 21-të të renditjes botërore të universiteteve QS. Lista kryesohet sërish nga Instituti i......

Blegtoria jep alarmin “SOS” - Tkurret numri i bagëtive në Shqipëri, bie prodhimi i qumështit
Sektori i blegtorisë në Shqipëri po vijon tkurrjen nga viti në vit, ku pavarësisht skemave të mbështetjes financiare nuk po arrin të rimëkëmbet. Të dhënat......