Kina hakmerret ndaj produkteve europiane - Në objektiv, konjaku francez, mishi spanjoll dhe automjetet gjermane

Konjaku, që prodhohet kryesisht në Francë, verërat nga vendet e Mesdheut, automjetet ku dominon Gjermania, produktet e mishit derrit ku Spanja ka shumë prodhim dhe produktet e qumështit të prodhuara në vende si Danimarka mund të synohen individualisht ose kolektivisht nga Kina, në përgjigje të vendosjes së tarifave për automjetet elektrike kineze nga Komisioni Europian.
Ndryshe nga SHBA, me të cilat Kina është e përfshirë në një luftë të hapur tregtare me të dyja palët që vendosin tarifa gjithëpërfshirëse për produktet në shumë sektorë, Pekini mund të ndjekë një politikë ndëshkuese më të synuar ndaj BE-së, në varësi të vendeve që dëshiron të godasë më fort.
Në një lëvizje të ngjashme me tarifat, Pekini ka lëvizur gjithashtu drejt Australisë. Kina atje kishte vendosur, ndër të tjera, detyrime ndëshkuese mbi 200% për verërat nga Australia, duke shkaktuar probleme të shumta tek eksportuesit nga ky vend. Australia kishte ndaluar përdorimin e pajisjeve kineze në rrjetet celulare.
Një nga produktet e para europiane që Kina mund të synojë është konjaku, që prodhohet kryesisht në Francë. Pekini njoftoi një hetim në janar që mund të zgjasë një vit ose më shumë, por ministria e tregtisë e Kinës mund të shpallë detyrimet paraprake në çdo kohë, siç bëri gjatë një hetimi të ngjashëm për verën australiane. Franca gjithashtu mund të goditet nga çdo tarifë kineze për verën pasi ajo është eksportuesi më i madh i verës në Kinë. Vendet e tjera mesdhetare gjithashtu pritet të preken nga një veprim i tillë.
Nëse vendosen tarifa, atëherë eksportuesit e mëdhenj si Spanja, por edhe vende si Danimarka dhe Holanda, mund të goditen rëndë. Kina është një nga vendet me konsumin më të madh për frymë të mishit të derrit në botë dhe ka një prodhim të madh të vetin. Përndryshe, ajo mund të blejë sasi shtesë nga vende të tjera si Brazili dhe SHBA.
Tarifa të mundshme mund të vendosen edhe për produktet e qumështit nga Europa. Rreth një e treta e importeve të qumështit të Kinës vijnë nga Bashkimi Europian dhe vende të tilla si Danimarka, Holanda, Gjermania dhe Franca.
Përveç ushqimit, Kina mund të vendosë tarifa për makinat e prodhuara në Europë. Dhoma e Tregtisë e Kinës la të kuptohet muajin e kaluar se automjetet e importuara me motorë të mëdhenj mund të jenë një objektiv shtesë për hakmarrjen e Pekinit. Tashmë kompanitë kineze të automjetet i kanë kërkuar qeverisë së tyre të rrisë tarifat për automjetet europiane.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Inteligjenca Artificiale rrit çmimin e gazit - Roli i saj kritik në tranzicionin energjetik
Aktualisht, në rrugën drejt reduktimit të gjurmës globale të karbonit, gazi natyror pritet të luajë rolin e një karburanti kalimtar. Në të njëjtën kohë,......

Më shumë se 1.5 milionë ditë pune të humbura - Grevat në Gjermani pritet të përkeqësojnë dhe më shumë situatën
Numri i ditëve të punës të humbura për shkak të grevave në Gjermani u dyfishua vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë dhe u rrit në më shumë se 1.5......

Plani radikal i Barcelonës: Ndalon qiratë afatshkurtra të turizmit
Këshilli i qytetit të Barcelonës ka njoftuar një plan radikal për të 'liruar' qytetin nga rreth 10,000 licencat e banesave turistike gjatë pesë viteve të......

Zvicra burgos anëtarët e familjes më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar për abuzim me punëtorët!
Familja u shpall fajtore për sekuestrimin e pasaportave të punëtorëve, i ndaloi të dilnin jashtë dhe i detyroi të punonin deri në 18 orë në ditë. Prokurorët......

Si të mbroheni kur ecni në valët vdekjeprurëse të të nxehtit?!
Temperaturat janë rritur mbi 40 gradë Celsius ditët e fundit, duke bërë që autoritetet lokale të mbyllin Akropolin në Athinë dhe të paralajmërojnë njerëzit të......

Universitetet më të mira në botë: Europa pretendon 2 nga 3 vendet e para!
Universitetet më të mira në botë janë zbuluar në edicionin e 21-të të renditjes botërore të universiteteve QS. Lista kryesohet sërish nga Instituti i......

Blegtoria jep alarmin “SOS” - Tkurret numri i bagëtive në Shqipëri, bie prodhimi i qumështit
Sektori i blegtorisë në Shqipëri po vijon tkurrjen nga viti në vit, ku pavarësisht skemave të mbështetjes financiare nuk po arrin të rimëkëmbet. Të dhënat......

Fuqia bërthamore, mjet i politikës së jashtme për Moskën - Rusia zotëron 1/3 e reaktorëve të rinj që po ndërtohen në mbarë botën
Rusia po vë bast për energjinë bërthamore në një përpjekje për të rritur ndikimin e saj global dhe për t'u çliruar nga izolimi në rritje diplomatik dhe......