Universitetet më të mira në botë: Europa pretendon 2 nga 3 vendet e para!
Universitetet më të mira në botë janë zbuluar në edicionin e 21-të të renditjes botërore të universiteteve QS. Lista kryesohet sërish nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT), i cili ndodhet në Kembrixh, Massachusetts në SHBA dhe ka udhëhequr renditjen për 13 vjet rresht. Dy universitetet e ardhshme ishin të vendosura në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë Imperial College London, i cili u zhvendos nga pozita e 6-të për të siguruar vendin e dytë dhe Universiteti i Oksfordit në të tretin. Universiteti i Harvardit u rendit sërish në vendin e katërt këtë vit me një rezultat prej 96.8, i ndjekur nga afër nga Universiteti i Kembrixhit, i cili përfundoi top 5-shin me një rezultat prej 96.7.
Vlerësimi vjetor i këtij viti është më i madhi ndonjëherë, duke përfshirë më shumë se 1500 universitete. Ai u bazua në analizën e miliona punimeve akademike dhe opinioneve të ekspertëve. Metrikat e përdorura për renditjen përfshinin reputacionin akademik dhe të punëdhënësit, raportin fakultet-student, citimet për fakultet, raportin e fakultetit ndërkombëtar, raportin e studentëve ndërkombëtarë, rrjetin ndërkombëtar të kërkimit, rezultatet e punësimit dhe qëndrueshmërinë. Këtu është një përmbledhje e 10 universiteteve më të mira këtë vit bazuar në rezultatet e tyre në treguesit e renditjes.
Renditja e universiteteve botërore QS 2025: Universitetet më të mira globale
Ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin vendi më i përfaqësuar këtë vit, me 197 institucione të renditura dhe disa nga renditjet më të larta, Europa arriti një sukses të krahasueshëm. Institucionet evropiane, kryesisht në MB, pretenduan gjysmën e 10 pozicioneve të para. Mbretëria e Bashkuar kishte numrin e dytë më të lartë të universiteteve në renditje, me katër prej tyre në top 10.
Universitetet më të mira në Europë
Bazuar në renditjen, disa nga universitetet më të mira në Evropë në 2025 përfshijnë Kolegjin Imperial të Londrës (98.5) dhe Universitetin e Oksfordit (96.9), që të dy ishin 3 më të mirët në mbarë botën. Universiteti i Kembrixhit (96.7), ETH Cyrih (93.9) dhe Kolegji Universitar i Londrës (91.6) ishin të radhës midis institucioneve evropiane. Pas Britanisë së Madhe, Zvicra siguroi më shumë vende në top 10 në Europë, e përfaqësuar nga ETH Cyrih, e renditur në vendin e shtatë në mbarë botën, dhe École Polytechnique Fédérale de Lausanne (EPFL). Franca dhe Gjermania gjithashtu hynë në top 10 në kontinent, me Université PSL dhe Universitetin Teknik të Mynihut, përkatësisht.
Renditja e universiteteve QS 2025: Universitetet më të mira europiane
Në nivel ndërkombëtar, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, Kina kontinentale ka shumicën e universiteteve të përfshira në listë, me 71 universitete nga vendi. Dy universitete kineze, Universiteti i Pekinit dhe Universiteti Tsinghua, janë në top 20, me rezultate përkatësisht 88.5 dhe 86.5. Universitetet në Singapor u renditën gjithashtu lart në listë, me Universitetin Kombëtar të Singaporit (NUS) që u rendit në 10-shen e parë dhe Universiteti Teknologjik Nanyang, Singapori (NTU), renditet i 14-ti në mbarë botën.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Blegtoria jep alarmin “SOS” - Tkurret numri i bagëtive në Shqipëri, bie prodhimi i qumështit
Sektori i blegtorisë në Shqipëri po vijon tkurrjen nga viti në vit, ku pavarësisht skemave të mbështetjes financiare nuk po arrin të rimëkëmbet. Të dhënat......

Fuqia bërthamore, mjet i politikës së jashtme për Moskën - Rusia zotëron 1/3 e reaktorëve të rinj që po ndërtohen në mbarë botën
Rusia po vë bast për energjinë bërthamore në një përpjekje për të rritur ndikimin e saj global dhe për t'u çliruar nga izolimi në rritje diplomatik dhe......

Spiunazhi tregtar kinez kërcënon Silicon Valley - Autoritetet: Kujdes sistemet e sigurisë dhe punësimet
“Gjigantët” e Silicon Valley po mbrohen kundër kërcënimit të spiunazhit kinez. Gjigantët e teknologjisë si Google, si dhe startup-et e profilit të lartë si......

Njohja reciproke e pensioneve me Italinë - Nga korriku, nis zbatimi i marrëveshjes mes të dyja vendeve
Prej muajit korrik, emigrantët shqiptarë në Itali do të përfitojnë nga zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar midis vendit tonë dhe shtetit italian mbi njohjen e......

Në vend të aeroportit shfaqet një qytet i ri - Greqia po ndërton zonën më të gjelbër në Europë
Një qyteti i ri në vendin e ish-aeroportit të Athinës, Ellinikon supozohet të ketë qiellgërvishtësin e parë grek, një qendër tregtare të nivelit të lartë dhe......

Tregu i gazit natyror mbetet një “fushë e minuar” - Cilët faktorë mund të rrisin sërish çmimet dhe pasigurinë
Për të tretin vit radhazi këtë vit, në tregun e gazit ka shqetësime për atë se çfarë mund të sjellë vera, një kohë qetësie. Duke qenë se kriza energjitike ka......

“Blackout-i” energjetik, ENTSO -E nis hetim të thelluar - Organizata e OST-ve: Incident i madh, po marrim informacione nga vendet e prekura
Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO - E do të kryejë një hetim ndërkombëtar lidhur me incidentin në rrjetin elektrik, që solli ndërprerje disaorëshe......

Studentët preferojnë Arkitekturën dhe Ndërtimin - INSTAT: 1.9% e të regjistruarve në Shqipëri janë të huaj
Në vitin akademik 2023-2024, sipas të dhënave të Institutit të Statisitikave, rezultojnë se në fushat e studimit të lidhura me kulturën janë regjistruar 16.715......