“Blackout-i” energjetik, ENTSO -E nis hetim të thelluar - Organizata e OST-ve: Incident i madh, po marrim informacione nga vendet e prekura

Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO - E do të kryejë një hetim ndërkombëtar lidhur me incidentin në rrjetin elektrik, që solli ndërprerje disaorëshe të energjisë të premten e 21 qershorit 2024 në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe pjesërisht në Kroaci.
ENTSO -E është një shoqatë evropiane me bazë në Bruksel dhe anëtarë të saj janë Operatorët e Sistemit të Transmetimit të vendeve evropiane. Në një deklaratë, kjo organizatë e konsideron një incident të madh ngjarjen e ndodhur, teksa shton se aktualisht është duke mbledhur të gjitha të dhënat teknike relevante nga OST-të e prekura dhe do të ofrojë më shumë informacion sa më shpejt të jetë e mundur.
“Në përputhje me metodologjinë e shkallës së klasifikimit të incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO-E do të kryejë një hetim të detajuar të kësaj ngjarjeje në javët në vijim, me mbështetjen e një paneli ekspertësh”, - thuhet nër të tjera një njoftim.
Një analizë më e detajuar mbi ngjarjen u njoftua edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa nga analiza paraprake rezulton se problemet teknike u krijuan nga volumet e mëdha të energjisë në sistemet e transmetimit, shoqëruar me temperaturat e larta në nivele rekord.
Në Shqipëri, teknikët e OST-së arritën të rekuperojnë të gjithë shpërndarjen e energjisë elektrike përmes linjave të transmetimit në rang vendi brenda 30 minutash, ndërkohë që Tirana u rikuperua në 17 minuta.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Studentët preferojnë Arkitekturën dhe Ndërtimin - INSTAT: 1.9% e të regjistruarve në Shqipëri janë të huaj
Në vitin akademik 2023-2024, sipas të dhënave të Institutit të Statisitikave, rezultojnë se në fushat e studimit të lidhura me kulturën janë regjistruar 16.715......

Ndërprerja e energjisë, defekti në sistemin e transmetimit - Balluku: ndërhyrje e shpejtë në gjithë vendin, energjia u rikthye për 30 minuta
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ne një dalje të posaçme për mediat foli për shkëputjen disa minutshe të energjisë elektrike në të gjithë vendin. Ajo tha......

“50% e pasurive të konfiskuara për ripërdorim social” - Reforma/ Ngrihet Zyra për Rikuperimin e Pasurive brenda vitit 2025
Brenda vitit të ardhshëm pritet të krijohet Zyra për Rikuperimin e Pasurive, e cila do të merret me gjurmimin e pasurive nga krimi i organizuar dhe......

Për çfarë përdoret më shumë interneti? - Sipas INSTAT, për qëllime kulturore nga personat me nivel të lartë arsimor
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë merr pjesë në aktivitete kulturore në sajë të teknologjive moderne të......

Ndërtime brenda zonave të mbrojtura - Projektvendimet: Do të lejohen në rastet kur subjekti pajiset me leje nga KKT
Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar projektvendimet për 9 peizazhe të mbrojtur, duke......

1.2 milionë prona pajisen me kod unik - Marrin fund ecejaket për adresat, gjoba për bashkitë që nuk zbatojnë ligjin
Shqipëria ashtu si çdo shtet i Evropës tashmë do të kenë një sistem të mirëfilltë adresash, duke i dhënë fund ecejakeve të deritanishme dhe mungesës së......

Kosova, partneri kryesor për eksportet - Në rritje edhe me Maqedoninë e Veriut, në rritje. Serbia kryeson importet
Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin maj të këtij viti, Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje......

Tatimet paralajmërojnë bankat për llogaritë e dyshimta - “Respektoni formatin e raportimit, ose gjobë. Afat deri më 31 gusht”
Administrata tatimore u ka bërë apel bankave të qe respektojnë formatin e raportimit për llogaritë e dyshimta, në të kundërt paralajmëron penalizim. Sipas......