“50% e pasurive të konfiskuara për ripërdorim social” - Reforma/ Ngrihet Zyra për Rikuperimin e Pasurive brenda vitit 2025

Brenda vitit të ardhshëm pritet të krijohet Zyra për Rikuperimin e Pasurive, e cila do të merret me gjurmimin e pasurive nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Në Agjendën Kombëtare të Reformave 2021-2027, parashikohet që kjo zyrë të veprojë si Njësi Kombëtare Koordinuese dhe pikë kontakti rajonale ose ndërkombëtare, duke kontribuar në përmirësimin e konfiskimeve.
Njëkohësisht, menjëherë pas krijimit të kësaj zyre, Shqipëria do të paraqesë një aplikim për t'u bërë pjesë e Rrjetit Evropian të Zyrave të Rikuperimit të Pasurive ose në platformat rajonale dhe ndërkombëtare të rikuperimit.
Por çfarë ndodh me pasuritë e konfiskuara nga shteti?
Pasuritë e konfiskuara prej grupeve kriminale mund të shiten dhe vlera e tyre të kalojë në buxhetin e shtetit. Gjithashtu, ato mund të kalojnë në pronësi të institucioneve qendrore dhe vendore, të kalojnë në interes të viktimave të krimit ose të ripërdoren në dobi të shoqërisë. Ripërdorimi i drejtpërdrejtë social i pasurive nën autoritetet kompetente i vendos asetet e konfiskuara në shërbim të publikut, si për shembull, duke e shndërruar një shtëpi që ka qenë pronë e një krimineli, në një kopësht për fëmijë, banesa sociale, shtëpi për të moshuarit e të tjera.
Reforma synon që deri në fund të vitit 2026, rreth 50% e numrit dhe vlerës së pasurive të konfiskuara të ripërdoren brenda 6 muajve nga konfiskimi, duke përfshirë këtu edhe ripërdorimin social të tyre.
Thuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një rregullore lidhur me ripërdorimin social të aseteve të konfiskuara. Krijimi i kësaj zyre do të kontribuojë në forcimin e procesit të drejtësisë penale dhe luftës kundër krimit ekonomik, por edhe në procesin e harmonizimit të kuadrit ligjor kombëtar me atë të BE-së.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Për çfarë përdoret më shumë interneti? - Sipas INSTAT, për qëllime kulturore nga personat me nivel të lartë arsimor
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë merr pjesë në aktivitete kulturore në sajë të teknologjive moderne të......

Ndërtime brenda zonave të mbrojtura - Projektvendimet: Do të lejohen në rastet kur subjekti pajiset me leje nga KKT
Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar projektvendimet për 9 peizazhe të mbrojtur, duke......

1.2 milionë prona pajisen me kod unik - Marrin fund ecejaket për adresat, gjoba për bashkitë që nuk zbatojnë ligjin
Shqipëria ashtu si çdo shtet i Evropës tashmë do të kenë një sistem të mirëfilltë adresash, duke i dhënë fund ecejakeve të deritanishme dhe mungesës së......

Kosova, partneri kryesor për eksportet - Në rritje edhe me Maqedoninë e Veriut, në rritje. Serbia kryeson importet
Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin maj të këtij viti, Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje......

Tatimet paralajmërojnë bankat për llogaritë e dyshimta - “Respektoni formatin e raportimit, ose gjobë. Afat deri më 31 gusht”
Administrata tatimore u ka bërë apel bankave të qe respektojnë formatin e raportimit për llogaritë e dyshimta, në të kundërt paralajmëron penalizim. Sipas......

“Ristrukturohet” Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës - Financime të reja, tashmë vetëm nga Ministria e Jashtme
Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës do të ristrukturohet, me qëllim që t'i hapet rruga financimeve të reja për diasporën. Është publikuar për konsultim......

Si mund të privatizohet prona shtetërore nga privatët? - Ligji i ri përcakton mënyrat se me çfarë mund të shkëmbehen
Tashmë pronat shtetërore mund të kthehn në pronë private përmes ndryshimeve të ligjit “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare dhe......

Cilat janë taksat më të çuditshme në botë?!
Taksat janë një pjesë e pashmangshme dhe disa nga taksat më të zakonshme përfshijnë tatimin mbi të ardhurat, taksat e dividendit, taksat mbi pronën dhe taksat......