Si mund të privatizohet prona shtetërore nga privatët? - Ligji i ri përcakton mënyrat se me çfarë mund të shkëmbehen

Tashmë pronat shtetërore mund të kthehn në pronë private përmes ndryshimeve të ligjit “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros të këtyre ndërmarrjeve” i cili është botuar në Fletoren Zyrtare.
Por si mund të bëhet kalimi i pronës shtetërore në pronë private?
Sipas ligjit, kalimi mund të bëhet përmes formave të ndryshme të privatizimit si shitje, ankand, ose tjetërsimit, dhe në sajë të veprimeve juridike të kalimit të pronësisë së pasurive të paluajtshme të përcaktuara në Kodin civil të Republikës së Shqipërisë. Por përveç formës së kalimit të pronësisë nëpërmjet kontratës së dhurimit në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Por me çfarë mund të shkëmbehet prona shtetërore?
Ligji përcakton se prona mund të shkëmbet me pasuri private, nga ministritë, institucionet e tjera qendrore, në varësi të Kryeministrit dhe të ministrive, organet e vetëqeverisjes vendore që kanë në pronësi ose përdorim prona shtetërore, si dhe ndërmarrjet ose shoqëritë tregtare shtetërore. Kriteret për vlerësimin e pronave që privatizohen apo shkëmbehen, si dhe procedurat e format e privatizimit, mënyrat e shkëmbimit të pronës shtetërore, si dhe rastet përjashtimore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
“Këshilli i Ministrave përcakton me vendim procedurat, kohën, mënyrat dhe garancitë që ministria përgjegjëse për ekonominë parashikon në kontratën e shitjes së pronës shtetërore, përfshirë edhe rastet e parashikuara në legjislacionin përkatës për dhënien me qira apo privatizimin e pronës shtetërore për turizëm apo qëllime të tjera”.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Cilat janë taksat më të çuditshme në botë?!
Taksat janë një pjesë e pashmangshme dhe disa nga taksat më të zakonshme përfshijnë tatimin mbi të ardhurat, taksat e dividendit, taksat mbi pronën dhe taksat......

Solstici veror: Energjia diellore do të arrijë kulmin me 1/5 e energjisë elektrike në botë për 1 orë!
Adhuruesit e diellit kanë një arsye tjetër për të festuar sot, pasi energjia diellore është vendosur të arrijë kulmin me një të pestën e energjisë elektrike në......

Lejet dhe planifikimi i projekteve energjetike - Komuniteti i Energjisë miraton udhëzime të reja, përfshihet dhe Shqipëria
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka publikuar udhëzimet e reja të Politikës për Dhënien e Lejeve dhe Planifikimin e Projekteve të Energjisë për të......

Varfëria në Itali është në kulmin e të gjitha kohërave - Caritas: Një në dhjetë banorë jeton në një gjendje varfërie absolute
Varfëria aktuale në Itali është në kulmin e të gjitha kohërave dhe duhet kuptuar si një fenomen strukturor i vendit. Kjo theksohet nga raporti statistikor i......

SHBA është 15 vjet pas Kinës - Zhvillimi i energjisë bërthamore i teknologjisë së lartë
Kina ka 27 reaktorë bërthamorë në ndërtim me kohë mesatare ndërtimi prej rreth shtatë vjetësh, shumë më shpejt se vendet e tjera, sipas një studimi nga Shoqata......

Kina, 230 mld USD për automjetet elektrike - Shuma e shpenzuar brenda një dekade për zhvillimin e sektorit
Sipas analizsës së qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me qendër në SHBA, Kina shpenzoi 230.8 miliardë dollarë gjatë më shumë se një dekade për......

BQE paralajmëron vendet me borxh të lartë - Plakja e popullsisë, shpenzimet e mbrojtjes dhe ndryshimet klimatike
Anëtarët e Eurozonës duhet të fillojnë të reduktojnë borxhin e tyre menjëherë përballë rreziqeve të mëdha fiskale afatgjata që rrjedhin nga plakja e......

Bankat presin ngadalësim të fitimeve vitin e ardhshëm - Rriten me 2% kreditë me probleme, ekuivalente me 7 miliardë euro
Bankat në të gjithë Bashkimin Europian përjetuan një rritje të kredive për kompanitë e vogla dhe të mesme në tremujorin e parë të vitit, megjithëse......