Varfëria në Itali është në kulmin e të gjitha kohërave - Caritas: Një në dhjetë banorë jeton në një gjendje varfërie absolute

Varfëria aktuale në Itali është në kulmin e të gjitha kohërave dhe duhet kuptuar si një fenomen strukturor i vendit. Kjo theksohet nga raporti statistikor i Caritas-it Italian ‘Poverty 2024’. Vlerësimet paraprake të Istat-it të publikuara marsin e kaluar, dhe duke iu referuar vitit 2023, dëshmojnë se 9.8% e popullsisë, një banor në dhjetë, jeton në një gjendje varfërie absolute.
Për sa i përket, veçanërisht të moshuarve, në vitin 2023 Caritas-i mbështeti 35.875 të moshuar, të barabartë me 13.4% të totalit të atyre që kanë kërkuar ndihmë sociale. Gjatë viteve të fundit ka pasur një rritje të qartë të peshës së të moshuarve e cila shkoi nga 7.7% në 2015-ën në mbi 13% në 2023-shin.
Gjithashtu numri i të pastrehëve po rritet. Në vitin 2023, të pastrehët e mbështetur nga rrjeti i Caritas-it ishin 34.554, që korrespondojnë me 19.2% të totalit. Vlera po rritet si në terma absolut ashtu edhe në përqindje: në vitin 2022 ishin 27.877, baraz me 16.9% të totalit, pra 6.677 të pastrehë më shumë krahasuar me 2022-shin dhe mbi 10.500 në krahasim me 2021-shin.
Në përgjithësi incidenca e personave të huaj bie në 57.0% nga 59.6%) edhe për shkak të zhdukjes së pranisë ukrainase në vend. Për sa i përket profilit të atyre që kërkojnë ndihmë, Raporti shpjegon se gratë - 51.5% dhe burrat - 48.5% kërkojnë ndihmë. Mosha mesatare është 47.2 vjeç.
I lindur dhe rritur në një familje të varfër - vëren Caritas - mund të jetë në fakt preludi i një të ardhmeje dhe një jete të karakterizuar në tërësinë e saj nga gjendje privimi dhe varfërie, gjithashtu për shkak të lidhjes që ekziston midis varfërisë ekonomike dhe varfërisë arsimore.
Midis atyre që ndihmohen nga Caritas dominojnë personat me diplomë të shkollës së mesme të ulët, të cilët përbëjnë 44.3% atyre që kanë vetëm një diplomë të shkollës fillore 16.1% dhe përqindja e atyre pa kualifikime arsimore ose që janë analfabete.
Dorina Kurtaj/ SCAN
Sondazh

SHBA është 15 vjet pas Kinës - Zhvillimi i energjisë bërthamore i teknologjisë së lartë
Kina ka 27 reaktorë bërthamorë në ndërtim me kohë mesatare ndërtimi prej rreth shtatë vjetësh, shumë më shpejt se vendet e tjera, sipas një studimi nga Shoqata......

Kina, 230 mld USD për automjetet elektrike - Shuma e shpenzuar brenda një dekade për zhvillimin e sektorit
Sipas analizsës së qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me qendër në SHBA, Kina shpenzoi 230.8 miliardë dollarë gjatë më shumë se një dekade për......

BQE paralajmëron vendet me borxh të lartë - Plakja e popullsisë, shpenzimet e mbrojtjes dhe ndryshimet klimatike
Anëtarët e Eurozonës duhet të fillojnë të reduktojnë borxhin e tyre menjëherë përballë rreziqeve të mëdha fiskale afatgjata që rrjedhin nga plakja e......

Bankat presin ngadalësim të fitimeve vitin e ardhshëm - Rriten me 2% kreditë me probleme, ekuivalente me 7 miliardë euro
Bankat në të gjithë Bashkimin Europian përjetuan një rritje të kredive për kompanitë e vogla dhe të mesme në tremujorin e parë të vitit, megjithëse......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi në raport me dje është blerë sot me 93 lekë dhe është shitur me 94 lekë duke regjistruar......

Qeveria parashikon të mbledhë më shumë para’ - Miratohet kuadri fiskal/ Rritet “tavani” për të ardhurat dhe shpenzimet
Qeveria ka rishikuar me rritje të ardhurat dhe shpenzimet për vitin 2024, si pasojë e performancës pozitive të ekonomisë përgjatë këtyre muajve. Këshilli i......

Sa u gjobit shteti shqiptar nga Gjykata Evropiane? - Çështjet e pronës dhe proceset e parregullta gjyqësore i kushtuan vetëm 29 mln lekë
Gjatë vitit të kaluar, shteti shqiptar është gjobitur në vlerën 29 milionë lekë, ose 279 mijë euro nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.......

“Garancia sovrane për fasonët, ende jo funksionale” - Prençe: Kanë kaluar më shumë se 40 ditë, pengesa nga bankat
Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj, fondi i garancisë sovrane në ndihmë të fasonëve nuk është ende funksional. Edvin Prençe, kreu i shoqatës “Pro-export......