“Garancia sovrane për fasonët, ende jo funksionale” - Prençe: Kanë kaluar më shumë se 40 ditë, pengesa nga bankat

Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj, fondi i garancisë sovrane në ndihmë të fasonëve nuk është ende funksional. Edvin Prençe, kreu i shoqatës “Pro-export Albania” tha se përgjegjësia për këtë është e bankave, të cilat po vonojnë procedurat.
Përmes rishikimit të buxhetit për vitin 2024, Qeveria vendosi në dispozicin të sektorit të prodhuesve një fond prej 4 miliardë lekësh ose rreth 400 milionë euro, që do të shërbente si fond garancie, duke iu dhënë mundësinë biznesve apo sipërmarrjeve të përfitonin kredi me kushte lehtësuese.
Por, mësohet se deri më tani ky fond ende nuk është funksional, ndërsa afati për të përfituar, siç vuri në dukje edhe Prençe përfundon në muajin tetor të këtij viti.
Nga studio e emisionit “Box to Box” kreu i shoqatës “Pro-Export Albania” u ndal edhe në situatën në të cilën ndodhet ky sektor. Të dhënat për muajin maj, sipas Instat tregojnë se ka një rënie të eksporteve me 5 miliardë lekë në raport me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Shkak për këtë vijon të jetë rritja e kostove dhe zhvlerësimi i monedhës evropiane. Prençe paralajmëroi përkeqësim të mëtejshëm të situatës nëse nuk ndërmerren masa shtesë apo incentive direkte për amortizimin e këtyre pasojave.
Vetëm përgjatë vitit të kaluar, referuar Instat, numri i ndërmarrjeve me më shumë se 50 punonjës u reduktua me 5.3 për qind.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

Rregullat e reja për balancat e energjisë - OST: Intervali 15 minutësh s’mund të realizohet, kompanive iu duhet më tepër kohë
Intervali kohor 15 minuta për proceset e tregut balancues të energjisë nuk mund të realizohet. Përmes një shkrese drejtuar Entit Rregullator të Energjisë,......

Punonjësit e Policisë së Shtetit pa pushime verore - Urdhri/ Nga 20 qershori deri në 15 shtator, efektivët do të anulojnë planifikimet
Kjo verë do të kalohet pa pushime për efektivët e policisë së Shtetit. Ku drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit u është......

Kush po investon në bregdetin shqiptar? - Kërkesë në rritje për prona, interes edhe nga përtej oqeanit
Bregdeti shqiptar po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqës jo vetëm për t’u vizituar nga të huajt por edhe për t’u banuar prej tyre. Ekspertët e pasurive të......

Miratohet kredia për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - Qeveria ratifikon marrëveshjen e huasë me BEI për projektin e rehabilitimit
Qeveria ka ratifikuar marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane të Investimeve, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë - Hani i Hotit. Pas miratimit nga......

Më shumë shqiptarë preferojnë fondet e investimit - Shtohet numri i anëtarëve. Në 10 vite, luhatje e “frikshme” në vlerën neto të aseteve
Vlera neto e aseteve të Fondeve dhe numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e investimit ka shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti. Por,......

Rënia e lindshmërisë “kursen” buxhetin - Ulen shpenzimet për bonusin e bebeve, emigrantët mbeten jashtë përfitimit
Tkurrja e vazhdueshme e popullsisë shqiptare duket se po kursen edhe buxhetin e shtetit nga detyrimi ligjor për të dhënë bonusin e lindjes për bebet që vijnë......

Cilat shtete europiane kanë më shumë leje vjetore dhe cilat më pak?
Të shkosh në pushime është një nga mënyrat më të mira për të reduktuar stresin, për të rritur disponimin dhe për të marrë kohë larg teknologjisë. Por një......

Koreja e Veriut dhe Rusia kanë rënë dakord të ofrojnë ndihmë të menjëhershme ushtarake nëse ndonjëra përballet me agresion të armatosur!
Koreja e Veriut dhe Rusia kanë rënë dakord të ofrojnë ndihmë të menjëhershme ushtarake nëse ndonjëra përballet me agresion të armatosur, sipas tekstit të plotë......