Miratohet kredia për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - Qeveria ratifikon marrëveshjen e huasë me BEI për projektin e rehabilitimit

Qeveria ka ratifikuar marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane të Investimeve, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë - Hani i Hotit. Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave ajo do të duhet të kalojë në Parlament për të hyrë në fuqi dhe disbursuar.
Sipas të dhënave të bëra publike më herët, kredia e BEI kap vlerën e 120 mln euro, ndërkohë që kosto totale për rehabilitimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit përllogaritet në 373.15 mln euro. Struktura e financimit për këtë projekt ndahet midis kredive të dhëna nga Banka Evropiane Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, një granti të Bashkimit Evropian dhe mbulimit të TVSH-së nga buxheti i shtetit. Granti i BE-së kap vlerën e 137.9 mln euro, ndërsa kredia e BERZH, 98.75 mln euro. Tashmë, kjo e fundit ka marrë dakordësinë edhe në parlament, duke qenë në një fazë më të avacuar sesa marrëveshja e huasë me BEI – n.
Linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit përshkon ultësirën perëndimore me stacione në Vorë – Mamurras – Laç – Milot – Lezhë – Shkodër – Koplik – Hani i Hotit, ku bëhet dhe lidhja me Malin e Zi. Komuniteti i Transportit ka vlerësuar se rehabilitimi i saj do të sjellë një sërë përfitimesh në drejtim transportit të pasagjerëve, mallrave, por edhe mjedisit. Edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si një nga kreditoret e projektit e vë theksin te përfitimet mjedisore dhe sociale, që do të sjellë zbatimi i tij. Gjatësia e kësaj linje hekurudhore është 120 kilometra.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Më shumë shqiptarë preferojnë fondet e investimit - Shtohet numri i anëtarëve. Në 10 vite, luhatje e “frikshme” në vlerën neto të aseteve
Vlera neto e aseteve të Fondeve dhe numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e investimit ka shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti. Por,......

Rënia e lindshmërisë “kursen” buxhetin - Ulen shpenzimet për bonusin e bebeve, emigrantët mbeten jashtë përfitimit
Tkurrja e vazhdueshme e popullsisë shqiptare duket se po kursen edhe buxhetin e shtetit nga detyrimi ligjor për të dhënë bonusin e lindjes për bebet që vijnë......

Cilat shtete europiane kanë më shumë leje vjetore dhe cilat më pak?
Të shkosh në pushime është një nga mënyrat më të mira për të reduktuar stresin, për të rritur disponimin dhe për të marrë kohë larg teknologjisë. Por një......

Koreja e Veriut dhe Rusia kanë rënë dakord të ofrojnë ndihmë të menjëhershme ushtarake nëse ndonjëra përballet me agresion të armatosur!
Koreja e Veriut dhe Rusia kanë rënë dakord të ofrojnë ndihmë të menjëhershme ushtarake nëse ndonjëra përballet me agresion të armatosur, sipas tekstit të plotë......

Moti ekstrem shkatërron Europën me nxehtësi rekord dhe stuhi të forta!
Moti ekstrem vazhdon të bëjë kërdinë në Europë, ku temperaturat e larta dhe stuhitë e forta po prekin rajone të ndryshme. Serbia aktualisht po përjeton......

BE bie dakord për sanksione të reja ndaj Rusisë - Synon LNG-në për herë të parë!
Bashkimi Europian ra dakord të enjten të vendosë një grup të ri sanksionesh kundër Rusisë, duke synuar për herë të parë furnizimet me gaz natyror të lëngshëm......

Bie kërkesa për automjete elektrike në BE - Reduktim i ndjeshëm i shitjeve në Gjermani
Shitjet e automjeteve të reja me bateri elektrike në Bashkimin Europian ranë me 12% në maj nga një vit më parë, të ndikuar nga një rënie prej 30% në Gjermani,......

Përdorimi i karburanteve fosile - Emetimet shënuan rekorde të reja në 2023
Konsumi global i karburanteve fosile dhe emetimet e energjisë arritën nivelet më të larta të të gjitha kohërave në vitin 2023, edhe pse pjesa e karburanteve......