Bie kërkesa për automjete elektrike në BE - Reduktim i ndjeshëm i shitjeve në Gjermani

Shitjet e automjeteve të reja me bateri elektrike në Bashkimin Europian ranë me 12% në maj nga një vit më parë, të ndikuar nga një rënie prej 30% në Gjermani, sipas të dhënave të industrisë së automobilave në Europë.
Gjermania, tregu më i madh i bllokut të automjeteve elektrike, në dhjetor solli një fund të hershëm të subvencioneve për blerjen e automjeteve elektrike si pjesë e një marrëveshjeje buxhetore të minutës së fundit për 2024-ën. Sipas Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automobilave - ACEA, është konfirmuar një rënie prej 16% në shitjet e automjeteve elektrike.
Këto të fundit në bllok ranë me 3% në maj nga i njëjti muaj në 2023-shin, rënia e dytë këtë vit dhe ranë 2.6% në një rajon më të gjerë që mbulon BE-në, Britani dhe Shoqatën Europiane të Tregtisë së Lirë, EFTA.
Kërkesa për automjete elektrike në Europë është ftohur muajt e fundit, pasi u rrit fuqishëm për disa vite, ndërsa konkurrenca për të prodhuar modele më të përballueshme është rritur.
Për të mbrojtur prodhuesit vendas të automjeteve nga një fluks i importeve të lira të automjeteve elektrike, komisioni Europian tha se do të vendosë tarifa të përkohshme deri në 38.1% për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë duke filluar nga korriku.
Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla, tha se priste të rriste çmimin e Modelit 3 të prodhuar në Kinë kur të hyjnë në fuqi masat e BE-së. Kompania e Elon Musk regjistroi një rënie prej 34.2% në shitjet e majit në BE.
Stagnimi aktual i tregut të automjeteve elektrike është pritur prej vitesh, por shitjet duhet të rriten nga viti 2025, kur synimet e ardhshme të emetimit të makinave të BE-së të fillojnë, tha grupi europian i fushatës Transport & Mjedis.
Automjetet e elektrizuara - modele plotësisht elektrike, hibride plug-in dhe hibride të plota - përbënin 48.9% të të gjitha regjistrimeve të reja të makinave të pasagjerëve në BE në maj, nga 46.2% një vit më parë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Përdorimi i karburanteve fosile - Emetimet shënuan rekorde të reja në 2023
Konsumi global i karburanteve fosile dhe emetimet e energjisë arritën nivelet më të larta të të gjitha kohërave në vitin 2023, edhe pse pjesa e karburanteve......

Kili “ndez” garën për litiumin - Mbi 50 kompani shfaqin interes për projektet në vend
Më shumë se 50 kompani kanë shprehur interes për zhvillimin e projekteve të litiumit në Kili. Deklarata u bë nga ministria e financave në vend, pasi qeveria......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Monedha europiane blihet sot me 99.8 lekë dhe shitet me 100.6 lekë duke mos pasur luhatje të ndjeshme të kuotës nga një ditë më parë. Sipas kursit të......

Plani ambicioz i Brazilit për mineralet e rralla - Vendi synon të bëhet një nga pesë forcat kryesore në industri
Brazili, vendi i tretë në botë për rezervat e mineraleve të rralla pas Kinës dhe SHBA-së, po i bashkohet përpjekjes shumëpalëshe për të larguar ekonominë......

Përmbyllet java e detarisë - Firmoset marrëveshja për krijimin e një platforme monitorimi
Më 13, 14 dhe 15 qershor aktorët më të rëndësishëm vendas dhe të huaj të sektorit detar u bënë bashkë për të diskutuar mbi logjistikën dhe zinxhirët e......

Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës - Realizohet 40% e volumit, Balluku: Do të jemi gati në afatin e premtuar
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj ishin......

Pensionet, koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave - Zbardhet vendimi i ISSH, hyn në fuqi në 1 korrik. Preken 20 mijë persona
Zbardhen koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave për efekt të llogaritjes së pensionit. Scan Tv ka siguruar një kopje të projektvendimit të Institutit të......

Progres i kënaqshëm për kredinë 120 mln USD - Banka Botërore publikon vlerësimin për projektin e zhvillimit të gjelbër
Banka Botërore ka publikuar vlerësimin e parë për ecurinë e projektit “Përshtatshmëria e parë dhe zhvillimi i gjelbër”, duke e klasifikuar në “progres i......