Shqipëria Postuar më 20 Qershor 2024, 12:24

Punonjësit e Policisë së Shtetit pa pushime verore - Urdhri/ Nga 20 qershori deri në 15 shtator, efektivët do të anulojnë planifikimet

Nga SCAN TV
Punonjësit e Policisë së Shtetit pa pushime verore - Urdhri/ Nga

Kjo verë do të kalohet pa pushime për efektivët e policisë së Shtetit. Ku drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit u është komunikuar urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ku njoftohet se pushimet verore të planifikuara të strukturave operacionale të Policisë së Shtetit, për periudhën e sezonit turistik, duke nisur që nga 20 qershori deri në 15 shtator do të anulohen.

“Të anulohen pushimet vjetore të planifikuara të vitit 2024, në periudhën nga data 20 Qershor 2024 deri në datën 15 Shtator 2024, për të gjitha strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, të cilat ngarkohen me detyra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.”, thuhet në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë më tej në urdhër thuhet se drejtuesit e strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, si dhe të strukturave të veçanta, të riplanifikojnë kryerjen e pushimeve vjetore të punonjësve të policisë që u anulohet kryerja e tyre, për periudhën e mbetur deri në fund të vitit kalendarik 2024.

Por, në raste të veçanta për arsye të motivuara, drejtuesit e strukturave policore, të miratojnë pushime të pjesëshme vjetore për punonjësit e policisë të varësisë.

Pak ditë më parë, strukturave policore u është komunikuar një tjetër urdhër, ku efektivëve të Policisë së Shtetit do u duhet të punojnë 4 orë shtesë gjatë sezonit veror për të përballuar flukset turistike.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat