Rregullat e reja për balancat e energjisë - OST: Intervali 15 minutësh s’mund të realizohet, kompanive iu duhet më tepër kohë

Intervali kohor 15 minuta për proceset e tregut balancues të energjisë nuk mund të realizohet. Përmes një shkrese drejtuar Entit Rregullator të Energjisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit bën me dije se anëtarët e tregut nuk disponojnë sistemet e nevojshme, duke bërë të pamundur zbatimit e këtij intervali në datën 1 korrik 2024, sikurse ishte parashikuar.
Aktualisht, balancimi i energjisë apo thënë ndryshe proceset ku përfshihen nominimet dhe llogaritjet respektive të disbalancave në tregun elektroenergjetik bëhet me intervalin kohor 1 orë, teksa aplikimi i intervalit 15 minutësh konsiderohet si pozitiv në qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjitik.
Në shkresë, OST bën me dije se platforma e menaxhimit të tregut e OST, si dhe sistemet e tjera mbështetësë përballojnë kalimin në rezolucionin 15 minutësh të proceseve respektive të tregut blancues. Ndërkohë që, janë kompanitë e tjera në treg që kanë kërkuar më shumë kohë për të ndërhyrë në përmirësimin e sistemeve të tyre. Më konkretisht KESH ka deklaruar se implementimi i rezolucionit 15 minutësh kërkon ndryshime softuerike dhe teknike të mënyrës aktuale të operimit në sistemin SCADA.
Në të njëtjën linjë janë edhe Devoll Hydropower, Ayen Energy dhe Kurum International apo Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX. Nisur nga kjo situatë, OST thekson se pothuajse të gjitha palëve ju nevojitet kohë e mjaftueshme lidhur me implementimet teknike dhe legjislative, por nuk propozon një afat konkret për këtë proces.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Punonjësit e Policisë së Shtetit pa pushime verore - Urdhri/ Nga 20 qershori deri në 15 shtator, efektivët do të anulojnë planifikimet
Kjo verë do të kalohet pa pushime për efektivët e policisë së Shtetit. Ku drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit u është......

Kush po investon në bregdetin shqiptar? - Kërkesë në rritje për prona, interes edhe nga përtej oqeanit
Bregdeti shqiptar po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqës jo vetëm për t’u vizituar nga të huajt por edhe për t’u banuar prej tyre. Ekspertët e pasurive të......

Miratohet kredia për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - Qeveria ratifikon marrëveshjen e huasë me BEI për projektin e rehabilitimit
Qeveria ka ratifikuar marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane të Investimeve, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë - Hani i Hotit. Pas miratimit nga......

Më shumë shqiptarë preferojnë fondet e investimit - Shtohet numri i anëtarëve. Në 10 vite, luhatje e “frikshme” në vlerën neto të aseteve
Vlera neto e aseteve të Fondeve dhe numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e investimit ka shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti. Por,......

Rënia e lindshmërisë “kursen” buxhetin - Ulen shpenzimet për bonusin e bebeve, emigrantët mbeten jashtë përfitimit
Tkurrja e vazhdueshme e popullsisë shqiptare duket se po kursen edhe buxhetin e shtetit nga detyrimi ligjor për të dhënë bonusin e lindjes për bebet që vijnë......

Cilat shtete europiane kanë më shumë leje vjetore dhe cilat më pak?
Të shkosh në pushime është një nga mënyrat më të mira për të reduktuar stresin, për të rritur disponimin dhe për të marrë kohë larg teknologjisë. Por një......

Koreja e Veriut dhe Rusia kanë rënë dakord të ofrojnë ndihmë të menjëhershme ushtarake nëse ndonjëra përballet me agresion të armatosur!
Koreja e Veriut dhe Rusia kanë rënë dakord të ofrojnë ndihmë të menjëhershme ushtarake nëse ndonjëra përballet me agresion të armatosur, sipas tekstit të plotë......

Moti ekstrem shkatërron Europën me nxehtësi rekord dhe stuhi të forta!
Moti ekstrem vazhdon të bëjë kërdinë në Europë, ku temperaturat e larta dhe stuhitë e forta po prekin rajone të ndryshme. Serbia aktualisht po përjeton......