Qeveria parashikon të mbledhë më shumë para’ - Miratohet kuadri fiskal/ Rritet “tavani” për të ardhurat dhe shpenzimet

Qeveria ka rishikuar me rritje të ardhurat dhe shpenzimet për vitin 2024, si pasojë e performancës pozitive të ekonomisë përgjatë këtyre muajve.
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e ditës së djeshme Kuadrin e rishikuar Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2025-2027, përgatitur nga Ministria e Financave. Sipas dokumentit projeksionet janë që në vitin 2024 të ardhurat totale të shënojnë një rritje të konsiderueshme duke arritur për herë të pare në 28.8% të PBB-së, ose 1% më shumë krahasuar me vitin 2023, i mbyllur në nivelin 27.8% të PBB-së, ndërsa projektohet që ato të arrijnë në 29.1% të PBB-së në vitin 2027.
Ministria e Financave nënvizon se konsolidimi fiskal do të vijojë të jetë objektiv i politikës fiskale për periudhën afatmesme 2025-2027, në funksion të sigurimit të stabilitetit makroekonomik të vendit. Sipas projeksioneve, borxhi publik parashikohet të zbresë në 55.2% në vitin 2027.
Balanca primare, si një parametër i rëndësishëm i qëndrueshmërisë afatgjatë të financave publike, e rikthyer në pozitive që në vitin 2023, do të vijojë të jetë e tillë, në përputhje edhe me rregullat fiskalë të Ligjit Organik të Buxhetit.
Nga ana tjetër kuadri i rishikuar synon të ruajë një raport të shëndetshëm të shpenzimeve buxhetore, ku në veçanti investimet publike parashikohet të jenë mesatarisht 5.2% e PBB-së në çdo vit buxhetor. Gjithashtu, parashikohet që shpenzimet e programuara për buxhetin e vitit 2025 të jenë afro 796 miliardë lekë, ose 31.1% e PBB-së.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Sa u gjobit shteti shqiptar nga Gjykata Evropiane? - Çështjet e pronës dhe proceset e parregullta gjyqësore i kushtuan vetëm 29 mln lekë
Gjatë vitit të kaluar, shteti shqiptar është gjobitur në vlerën 29 milionë lekë, ose 279 mijë euro nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.......

“Garancia sovrane për fasonët, ende jo funksionale” - Prençe: Kanë kaluar më shumë se 40 ditë, pengesa nga bankat
Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj, fondi i garancisë sovrane në ndihmë të fasonëve nuk është ende funksional. Edvin Prençe, kreu i shoqatës “Pro-export......

Rregullat e reja për balancat e energjisë - OST: Intervali 15 minutësh s’mund të realizohet, kompanive iu duhet më tepër kohë
Intervali kohor 15 minuta për proceset e tregut balancues të energjisë nuk mund të realizohet. Përmes një shkrese drejtuar Entit Rregullator të Energjisë,......

Punonjësit e Policisë së Shtetit pa pushime verore - Urdhri/ Nga 20 qershori deri në 15 shtator, efektivët do të anulojnë planifikimet
Kjo verë do të kalohet pa pushime për efektivët e policisë së Shtetit. Ku drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit u është......

Kush po investon në bregdetin shqiptar? - Kërkesë në rritje për prona, interes edhe nga përtej oqeanit
Bregdeti shqiptar po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqës jo vetëm për t’u vizituar nga të huajt por edhe për t’u banuar prej tyre. Ekspertët e pasurive të......

Miratohet kredia për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - Qeveria ratifikon marrëveshjen e huasë me BEI për projektin e rehabilitimit
Qeveria ka ratifikuar marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane të Investimeve, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë - Hani i Hotit. Pas miratimit nga......

Më shumë shqiptarë preferojnë fondet e investimit - Shtohet numri i anëtarëve. Në 10 vite, luhatje e “frikshme” në vlerën neto të aseteve
Vlera neto e aseteve të Fondeve dhe numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e investimit ka shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti. Por,......

Rënia e lindshmërisë “kursen” buxhetin - Ulen shpenzimet për bonusin e bebeve, emigrantët mbeten jashtë përfitimit
Tkurrja e vazhdueshme e popullsisë shqiptare duket se po kursen edhe buxhetin e shtetit nga detyrimi ligjor për të dhënë bonusin e lindjes për bebet që vijnë......