Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2024, 10:17

Lejet dhe planifikimi i projekteve energjetike - Komuniteti i Energjisë miraton udhëzime të reja, përfshihet dhe Shqipëria

Nga SCAN TV
Lejet dhe planifikimi i projekteve energjetike - Komuniteti i Energjisë

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka publikuar udhëzimet e reja të Politikës për Dhënien e Lejeve dhe Planifikimin e Projekteve të Energjisë për të gjithë shtetet anëtare, përfshirë edhe Shqipërinë. Këto udhëzime janë krijuar për të përshpejtuar instalimin e projekteve të energjisë së rinovueshme brenda Palëve Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë.

Të përshtatura për karakteristikat unike të Komunitetit, qëllimi i tyre është të thjeshtojnë proceset administrative duke respektuar standardet e rrepta mjedisore. Më konkretisht udhëzimet përfshijnë miratime të shpejta të projekteve pa kompromentuar integritetin mjedisor.

Po ashtu, përfshihet nxitja e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përmes shërbimeve me një ndalesë dhe dixhitalizimit, optimizimi i vendndodhjes së projekteve të rinovueshme për të minimizuar konfliktet dhe për të maksimizuar efikasitetin dhe angazhimi publik, duke siguruar që publiku i interesuar është pjesë e procesit të planifikimit dhe dhënies së lejeve, duke rritur pranimin dhe mbështetjen e publikut.

Po ashtu, udhëzimet e reja përfshijnë këshilla praktike për integrimin e projekteve të burimeve të rinovueshme me sistemet ekzistuese të rrjetit.

Sipas Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë këto udhëzime kanë rëndësi, pasi shërbjnë si një mjet i rëndësishëm për Palët Kontraktuese, duke i pajisur ato me burimet e nevojshme për të arritur objektivat e energjisë së rinovueshme dhe në përputhje me acquis të Komunitetit të Energjisë.

Ato bazohen në vlerësime të plota dhe shfrytëzojnë përvojën e gjerë të Sekretariatit në mbështetjen e Palëve Kontraktuese me iniciativat mjedisore dhe të energjisë së rinovueshme.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat