Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2024, 11:50

“Ristrukturohet” Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës - Financime të reja, tashmë vetëm nga Ministria e Jashtme

Nga SCAN TV
“Ristrukturohet” Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës do të ristrukturohet, me qëllim që t'i hapet rruga financimeve të reja për diasporën. Është publikuar për konsultim publik projektligji që synon shfuqizmin e ligjit të vitit 2018 “Për Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”.

Përmes nxitjes së filantropisë dhe investimeve, ky Fond kishte si qëllim shpërndarjen e mjeteve financiare për mbështetjen e zhvillimit të diasporës në Shqipëri dhe jashtë saj, në kuadër të nxitjes së zhvillimit social-ekonomik e kulturor, bazuar në Strategjinë Kombëtare për Diasporën.

Por, si rezultat i mungesës së fondeve, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës nuk ka funksionuar që prej vitit 2022. Kjo mungesë ka ardhur si pasojë e përfundimit të afatit të projekteve që subjekti ka realizuar, të financuara kryesisht nga Këshilli i Ministrave, donatorë të ndryshëm, apo të ardhurave nga aktivitetet e veta.

Megjithëse ky ligj do të shfuqizohet, mbështetja financiare për diasporën shqiptare do të vazhdojë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes një grupi pune të kryesuar nga Zëvendësministri përkatës, do të kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e Fondit lidhur me çështjet e diasporës.

Rishikimi i kuadrit ligjor aktual synon shmangien e mbivendosjes së kompetencave dhe kostove të tepërta operacionale. Ky ndryshim do të centralizojë çështjet e diasporës në një institucion të vetëm qendror me struktura të posaçme që merren në përditshmërinë e tyre me këtë detyrë dhe që do të nxisin bashkëpunimin ekonomik ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës.

Ledina Elezi/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat