Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2024, 12:29

Kosova, partneri kryesor për eksportet - Në rritje edhe me Maqedoninë e Veriut, në rritje. Serbia kryeson importet

Nga SCAN TV
Kosova, partneri kryesor për eksportet - Në rritje edhe me

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin maj të këtij viti, Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën  rreth 10.5% të volumit tregtar ku përfshihen importet dhe eksportet.

Panorama me këto shtete është e ndryshme, teksa Kosova është partneri kryesor i eksporteve dhe shteti ku kemi bilancin më të madh pozitiv me +2.7 mld lekë, ndërsa e kundërta, nga Serbia marrim më shumë importe dhe kemi deficitin më të madh tregtar me -645 mln lekë. Me Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën, Shqipëria rezulton me sufiçit tregtar.

"Scan Intel" ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesi ka ndryshuar marrëdhënia e tregtimit mes vendeve të rajonit. Sipas shifrave, Shqipëria ka rritur eksportet në vlerë vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën me të cilat shkëmbeu respektivisht 3.8 mld lekë dhe 1.3 mld lekë, ndërsa në të gjitha vendet e tjera të rajonit vlera e eksporteve ka rënë. Kjo rënie konstatohet në 30.1% në Bosnje-Hercegovinë, 35.2% në Malin e Zi dhe 11.2% në Serbi.

Sa i përket importeve në vlerë Shqipëria ka forcuar marrëdhëniet vetëm me Kosovën, nga i cili morëm 1.15 mld lekë mallra ose  9.1% më shumë se një vit më parë, ndërsa me vendet e tjera vlera e importeve ka shënuar rënie nga 11.4% me Malin e Zi deri në 32.9% me Serbinë. Ndërsa lidhur me importet në vlerë rezulton se Serbia është burimi kryesor për vendin tonë, pasi vetëm në muajin maj të vitit aktual importuam 1.8 mld lekë mallra.

Armela Duka/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat