Tatimet paralajmërojnë bankat për llogaritë e dyshimta - “Respektoni formatin e raportimit, ose gjobë. Afat deri më 31 gusht”

Administrata tatimore u ka bërë apel bankave të qe respektojnë formatin e raportimit për llogaritë e dyshimta, në të kundërt paralajmëron penalizim.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke marrë shkas nga raportimet e bëra nga Institucionet Financiare brenda datës 30 maj 2024, ku janë konstatuar pasaktësi, Administrata Tatimore rikujton këto të fundit se raportimet duhet të bëhen në formë elektronike, sipas formatit të standardizuar (skemë XML) në përputhje me Standardin e Përbashkët të Raportimit (CRS).
“Çdo raportim tjetër, jo sipas formatit XML, të parashikuar në ligj do të konsiderohet i pasaktë dhe për rrjedhojë institucioni financiar raportues do të gjobitet në përputhje me parashikimet e ligjit “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit”, thuhet në njoftim Për këtë arsye, Administrata Tatimore njofton institucionet financiare se afati për korrigjimin e raportimit sipas formatit elektronik XML është data 31 gusht 2024.
Ndërsa, sipas tatimeve, institucionet financiare raportuese, të cilat pretendojnë se nuk e kanë detyrim zbatimin e ligjit “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit” duhet të argumentojnë arsyen përse nuk vetëklasifikohen si subjekt për raportim dhe të deklarojnë me 0 llogaritë e raportueshme (raport nil).
Për të luftuar problemin e evazionit fiskal offshore dhe shmangien e grumbullimit të parave jashtë vendit, autoritet tatimore, në bashkëpunim me vendet e G20 dhe OECD, krijuan një Standard të Përbashkët të Raportimit (CRS) mbi Shkëmbimin Automatik të Informacionit (AEOI)
Informacioni për t’u shkëmbyer përfshin balancat e llogarive financiare në fund të vitit që raportohet, fitimet kapitale (përfshirë interesat, dividendët, të drejtat dhe të ardhurat nga shitja e aseteve financiare), të raportuara te qeveritë nga institucionet financiare, duke mbuluar llogaritë e mbajtura nga individët dhe entitetet përfshirë trustet dhe fondacionet.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbledh të dhënat nga institucionet financiare dhe e shkëmben atë automatikisht me 130 vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes. Mosdorëzimi në afat i informacionit të detyrueshëm për t’u raportuar apo me pasaktësi, ndëshkohet me 10 mijë lekë gjobë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

“Ristrukturohet” Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës - Financime të reja, tashmë vetëm nga Ministria e Jashtme
Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës do të ristrukturohet, me qëllim që t'i hapet rruga financimeve të reja për diasporën. Është publikuar për konsultim......

Si mund të privatizohet prona shtetërore nga privatët? - Ligji i ri përcakton mënyrat se me çfarë mund të shkëmbehen
Tashmë pronat shtetërore mund të kthehn në pronë private përmes ndryshimeve të ligjit “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare dhe......

Cilat janë taksat më të çuditshme në botë?!
Taksat janë një pjesë e pashmangshme dhe disa nga taksat më të zakonshme përfshijnë tatimin mbi të ardhurat, taksat e dividendit, taksat mbi pronën dhe taksat......

Solstici veror: Energjia diellore do të arrijë kulmin me 1/5 e energjisë elektrike në botë për 1 orë!
Adhuruesit e diellit kanë një arsye tjetër për të festuar sot, pasi energjia diellore është vendosur të arrijë kulmin me një të pestën e energjisë elektrike në......

Lejet dhe planifikimi i projekteve energjetike - Komuniteti i Energjisë miraton udhëzime të reja, përfshihet dhe Shqipëria
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka publikuar udhëzimet e reja të Politikës për Dhënien e Lejeve dhe Planifikimin e Projekteve të Energjisë për të......

Varfëria në Itali është në kulmin e të gjitha kohërave - Caritas: Një në dhjetë banorë jeton në një gjendje varfërie absolute
Varfëria aktuale në Itali është në kulmin e të gjitha kohërave dhe duhet kuptuar si një fenomen strukturor i vendit. Kjo theksohet nga raporti statistikor i......

SHBA është 15 vjet pas Kinës - Zhvillimi i energjisë bërthamore i teknologjisë së lartë
Kina ka 27 reaktorë bërthamorë në ndërtim me kohë mesatare ndërtimi prej rreth shtatë vjetësh, shumë më shpejt se vendet e tjera, sipas një studimi nga Shoqata......

Kina, 230 mld USD për automjetet elektrike - Shuma e shpenzuar brenda një dekade për zhvillimin e sektorit
Sipas analizsës së qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me qendër në SHBA, Kina shpenzoi 230.8 miliardë dollarë gjatë më shumë se një dekade për......