1.2 milionë prona pajisen me kod unik - Marrin fund ecejaket për adresat, gjoba për bashkitë që nuk zbatojnë ligjin

Shqipëria ashtu si çdo shtet i Evropës tashmë do të kenë një sistem të mirëfilltë adresash, duke i dhënë fund ecejakeve të deritanishme dhe mungesës së orientimit. Ndryshimet në ligjin për sistemin e adresave janë botuar në fletoren zyrtare dhe hyjnë në fuqi në mes të muajit Korrik.
Tashmë me ndryshimet e reja, çdo godinë e rrugë të ketë një kod unik dhe emërtimin përkatës, po ashtu edhe sheshet, rrugët, parqet, etj.
Referuar të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Adresave (RKA), rezulton se në Shqipëri numërohen rreth 472 mijë apartamente dhe mbi 774 mijë ndërtesa. Deri më tani, rezulton se procesi i emërtimit ka përfunduar për 150 mijë segmente rrugore në të gjithë vendin si dhe për 115 mijë ndërtesa që janë të lidhura me segmentet rrugore ku pozicionohen, sipas të dhënave teknike.
Sipas ligjit, bashkia/njësia administrative vendos tabelat e numërtimit fizik të hapësirave publike, ndërtesave, hyrjeve dhe apartamenteve brenda 1 viti.
Ligji parashikon gjoba nga 5 mijë-10 mijë lekë për strukturat përgjegjëse që nuk përmbushin këtë detyrim, për çdo bulevard, rrugë, rrugicë, shesh ose park të paemërtuar, si dhe për çdo ndërtesë, hyrje ose apartament të panumërtuar. Po ashtu seksionet dhe zyrat e urbanistikës së njësive vendore përkatëse detyrohen të përcaktojnë adresë të plotë për objektin, që në çastin e dhënies së lejes së ndërtimit dhe në rast të mospërmbushjes së këtij detyrimi, gjobiten me gjobë nga 10 mijë -50 mijë lekë.
Adresimi i plotë i pjesëve të territorit publik ndihmon në identifikimin e zonave për rritje potenciale, tërheqjen e investimeve dhe mbështetjen e bizneseve lokale. Po ashtu, një sistem i besueshëm dhe gjithëpërfshirësh adresash ndihmon në mbledhjen efikase të taksave pasi adresat e sakta e bëjnë më të lehtë për organet qeveritare identifikimin e pronave dhe bizneseve të tatueshme, duke siguruar që të ardhurat nga taksat të mblidhen në mënyrë më efektive. Nga ana tjetër u vihet në ndihmë shërbimeve postare.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Kosova, partneri kryesor për eksportet - Në rritje edhe me Maqedoninë e Veriut, në rritje. Serbia kryeson importet
Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin maj të këtij viti, Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje......

Tatimet paralajmërojnë bankat për llogaritë e dyshimta - “Respektoni formatin e raportimit, ose gjobë. Afat deri më 31 gusht”
Administrata tatimore u ka bërë apel bankave të qe respektojnë formatin e raportimit për llogaritë e dyshimta, në të kundërt paralajmëron penalizim. Sipas......

“Ristrukturohet” Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës - Financime të reja, tashmë vetëm nga Ministria e Jashtme
Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës do të ristrukturohet, me qëllim që t'i hapet rruga financimeve të reja për diasporën. Është publikuar për konsultim......

Si mund të privatizohet prona shtetërore nga privatët? - Ligji i ri përcakton mënyrat se me çfarë mund të shkëmbehen
Tashmë pronat shtetërore mund të kthehn në pronë private përmes ndryshimeve të ligjit “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare dhe......

Cilat janë taksat më të çuditshme në botë?!
Taksat janë një pjesë e pashmangshme dhe disa nga taksat më të zakonshme përfshijnë tatimin mbi të ardhurat, taksat e dividendit, taksat mbi pronën dhe taksat......

Solstici veror: Energjia diellore do të arrijë kulmin me 1/5 e energjisë elektrike në botë për 1 orë!
Adhuruesit e diellit kanë një arsye tjetër për të festuar sot, pasi energjia diellore është vendosur të arrijë kulmin me një të pestën e energjisë elektrike në......

Lejet dhe planifikimi i projekteve energjetike - Komuniteti i Energjisë miraton udhëzime të reja, përfshihet dhe Shqipëria
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka publikuar udhëzimet e reja të Politikës për Dhënien e Lejeve dhe Planifikimin e Projekteve të Energjisë për të......

Varfëria në Itali është në kulmin e të gjitha kohërave - Caritas: Një në dhjetë banorë jeton në një gjendje varfërie absolute
Varfëria aktuale në Itali është në kulmin e të gjitha kohërave dhe duhet kuptuar si një fenomen strukturor i vendit. Kjo theksohet nga raporti statistikor i......