Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2024, 15:04

Për çfarë përdoret më shumë interneti? - Sipas INSTAT, për qëllime kulturore nga personat me nivel të lartë arsimor

Nga SCAN TV
Për çfarë përdoret më shumë interneti? - Sipas

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë merr pjesë në aktivitete kulturore në sajë të teknologjive moderne të internetit.

Ndaj duke ju referuar të njëjta të dhënave, raportohet se është matur përdorimi i rregullt i internetit nga personat 16-74 vjeç për informacione ose aktivitete kulturore. Ndërkohë këto përfsihjnë pjesëmarrjen në rrjetet sociale, leximin e gazetave, revistave në internet, komunikimin me mesazhe të shkurtra dhe blerjet online të librave, revistave, gazetave.

Në 2023, në total 83.1% e popullsisë 16-74 vjeç kanë përdorur internetin për qëllime të ndryshme, por përqindja e përdorimit të internetit për qëllime kulturore në komunikim me mesazhe të shkruara është 92% dhe pjesëmarrja në rrjetet sociale është 79.7%.

Por sipas INSTAT, sipas nivelit arsimor, përdoruesit e internetit me një nivel më të lart arsimor kanë përdorur internetin më shumë për qëllime kulturore sesa individët me një nivel më të ulët arsimor.

Ndërkohë, të rinjtë e grupmoshës 16-24 vjeç, e përdorën më shumë internetin për të gjitha aktivitetet kulturore. Por grupmosha 25-54 vjeç e përdorën më shumë internetin për aktivitetin “Komunikim me mesazhe të shkruara”, ku respektivisht 95.7% messenger dhe 77.6% WhatsApp si dhe 75.6 e grupmoshës 25-54 e përdorën më pak internetin për aktivitetin “Leximi i lajmeve në gazeta, revista në internet‟, ndërsa 51,9% e grupmoshës 55-74 e përdorën më pak internetin për aktivitetin “Pjesëmarrja në rrjetet sociale”.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat