Europa Postuar më 22 Qershor 2024, 12:30

Në vend të aeroportit shfaqet një qytet i ri - Greqia po ndërton zonën më të gjelbër në Europë

Nga SCAN TV
Në vend të aeroportit shfaqet një qytet i ri - Greqia po

Një qyteti i ri në vendin e ish-aeroportit të Athinës, Ellinikon supozohet të ketë qiellgërvishtësin e parë grek, një qendër tregtare të nivelit të lartë dhe një park sportiv. Në këtë mënyrë Greqia pritet të ndërtojë qytetin e parë inteligjent dhe më të gjelbrin në Europë.

Zhvilluesit e këtij projekti thanë për Business Insider se po përpiqen të ndërtojnë një parajsë që kombinon pamjet e bukura bregdetare me infrastrukturën teknologjike dhe miqësore me mjedisin. Ata vlerësojnë se faza e parë e projektit, e cila pritet të përfundojë në vitin 2026, do të tërheqë një milion turistë të rinj dhe do të nxisë ekonominë greke me 3.3 miliardë euro.

Elinikon është një nga disa qytete të reja të teknologjisë së lartë që po ndërtohen në mbarë botën dhe që zakonisht ndodhen në Azi ose në Lindjen e Mesme dhe jo në Europë. Ky qytet i së ardhmes po ndërtohet në vendin e ish-aeroportit të Athinës dhe ndodhet në bregun e detit Egje.

Qyteti mori emrin e tij nga Aeroporti Ndërkombëtar Elinikon i braktisur, i vendosur pak më shumë se 6 kilometra në jug të Athinës, i cili u mbyll në vitin 2001. Ndërtimi fillimisht ishte planifikuar të fillonte në vitin 2008, por u vonua ndjeshëm për shkak të krizës financiare globale që çoi ekonominë greke në prag të kolapsit.

Puna për projektin, i cilësuar nga kontraktorët si projekti më i madh i rigjenerimit urban në Europë, filloi më në fund në korrik 2020. Ato nxjerrin në pah pamjen fantastike të detit Egje si një aset madhor dhe një nga prioritetet kryesore është rigjenerimi i bregdetit, i cili është pak më shumë se 3 kilometra e gjatë.

Vitin e kaluar filloi ndërtimi i koleksionit Cove Residences të vilave luksoze. Lamda Development, e cilësuar si një nga 100 kompanitë më me ndikim të revistës Time, thotë se ka shitur tashmë 350 prona bregdetare dhe së fundmi ka zbuluar planet për të filluar punën në një vend të dytë të quajtur Little Athens, i cili do të ketë 1.115 njësi të tjera rezidenciale.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat