Bota Postuar më 22 Qershor 2024, 10:58

Tregu i gazit natyror mbetet një “fushë e minuar” - Cilët faktorë mund të rrisin sërish çmimet dhe pasigurinë

Nga SCAN TV
Tregu i gazit natyror mbetet një “fushë e minuar” -

Për të tretin vit radhazi këtë vit, në tregun e gazit ka shqetësime për atë se çfarë mund të sjellë vera, një kohë qetësie. Duke qenë se kriza energjitike ka shkaktuar dëme afatgjata, në treg ka një shqetësim për një sërë rreziqesh që mund të shkaktojnë sërish problem në furnizimin me karburant. Sanksionet ndaj LNG-së ruse, çdo problem furnizimi nga Norvegjia ose ndonjë prej atyre që janë shfaqur kohët e fundit si furnizues kryesorë të energjisë në Europë janë faktorë që mund të destabilizojnë tregun e gazit natyror.

Javën e kaluar, një gjykatë suedeze i dha kompanisë gjermane të energjisë Uniper më shumë se 13 miliardë euro dëmshpërblim për ndërprerjen e rrjedhës së gazit rus dhe atë që shkaktoi më pas. Meqenëse Gazprom nuk ka gjasa të paguajë kompensimin dhe nuk ka asete të veta në Europë për t'u sekuestruar, ndoshta ata do të marrin përsipër të mos paguajnë kompaninë ruse pasi shumë europianë ende marrin gaz rus. Në këtë rast, Gazprom do të ndërpresë furnizimin e tyre me karburant.

Përveç kësaj, nëse BE sanksionon transferimet ruse të LNG nëpër portet europiane, askush nuk e di se si mund të reagojë Novatek, e cila duhet të ndalojë brenda Europës dhe të ndryshojë anijet për të qenë në gjendje të transportojë karburantin nga Arktiku në pjesë të tjera të botës. Ende nuk është marrë një vendim përkatës, por janë duke u zhvilluar diskutime intensive midis vendeve anëtare për detajet e paketës së re të sanksioneve kundër Rusisë. Një veprim i tillë do t'i ndërlikonte gjërat pasi LNG rus ka të ngjarë të bllokohej brenda BE-së pasi do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të transportohej diku tjetër.

Një faktor i madh destabilizues mund të jetë, çdo ndërprerje e papritur e furnizimit nga Norvegjia, vendi që përbën furnizuesin kryesor të Europës me gaz që kur ai rus është zhdukur. Pak ditë u regjistrua një problem në funksionimin e një gazsjellësi dhe ka ndërprerë punën e një fabrike të madhe përpunimi në Detin e Veriut. Rezultati ishte një rritje e menjëhershme e çmimeve të karburantit, duke e bërë të qartë se sa i ndjeshëm është tregu ndaj çdo ndërprerjeje të furnizimit.

Në shtator priten një sërë punimesh të cilat kryhen çdo vit në Norvegji, por mund të jenë problem nëse diçka shkon keq pak para sezonit të dimrit dhe rritjes së kërkesës për ngrohje. Megjithatë, deri më tani, tabloja e tregut nuk të kujton aspak paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë që mbizotëronte në verën e vitit 2022, pasi Europa tregoi reflekse të shpejta dhe u kujdes që në fazën e parë të kufizonte faktorët destabilizues dhe të siguronte mjaftueshmërinë e gazit të lëngshëm.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat