Njohja reciproke e pensioneve me Italinë - Nga korriku, nis zbatimi i marrëveshjes mes të dyja vendeve

Prej muajit korrik, emigrantët shqiptarë në Itali do të përfitojnë nga zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar midis vendit tonë dhe shtetit italian mbi njohjen e kontributeve të pensionit. Në Fletoren Zyrtare është botuar marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore, tashmë e ratifikuar përfundimisht nga të dyja palët.
Kjo marrëveshje është nënshkruar që në shkurt të këtij viti, midis Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dhe atij të Italisë. Pas miratimit nga kuvendet respektive, tashmë kjo marrëveshje do të bëhet realitet dhe do të zbatohet për pensionet e pleqërisë, invaliditetit, atë familjar, si dhe për sigurimin nga sëmundjet, barrëlindja dhe papunësia.
Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, emigrantët shqiptarë që janë në prag pensioni mund të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Itali. Rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, por edhe shtetas italianë që janë të vendosur prej vitesh në Shqipëri, pritet të përfitojnë nga njohja reciproke e pensioneve.
Ky dakordësim bën të mundur që të mos humbasin vitet e kontributeve dhe shtetasit të përfitojnë pension nga të dyja vendet. Një person që ka 10 vite pune në Shqipëri dhe 15 vite pune në Itali, mund të përfitojë një pension në Shqipëri dhe një pension në Itali për ato 15 vite që mund të ketë derdhur kontribute atje.
Qeveria italiane ka parashikuar një fond prej 136 milionë eurosh për zbatimin e njohjes së pensioneve deri në vitin 2032. Ndërkohë, pritet që Shqipëria të finalizojë një marrëveshje të njëjtë edhe me shumë shtete të tjera ku ka prani të emigrantëve shqiptarë.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Në vend të aeroportit shfaqet një qytet i ri - Greqia po ndërton zonën më të gjelbër në Europë
Një qyteti i ri në vendin e ish-aeroportit të Athinës, Ellinikon supozohet të ketë qiellgërvishtësin e parë grek, një qendër tregtare të nivelit të lartë dhe......

Tregu i gazit natyror mbetet një “fushë e minuar” - Cilët faktorë mund të rrisin sërish çmimet dhe pasigurinë
Për të tretin vit radhazi këtë vit, në tregun e gazit ka shqetësime për atë se çfarë mund të sjellë vera, një kohë qetësie. Duke qenë se kriza energjitike ka......

“Blackout-i” energjetik, ENTSO -E nis hetim të thelluar - Organizata e OST-ve: Incident i madh, po marrim informacione nga vendet e prekura
Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO - E do të kryejë një hetim ndërkombëtar lidhur me incidentin në rrjetin elektrik, që solli ndërprerje disaorëshe......

Studentët preferojnë Arkitekturën dhe Ndërtimin - INSTAT: 1.9% e të regjistruarve në Shqipëri janë të huaj
Në vitin akademik 2023-2024, sipas të dhënave të Institutit të Statisitikave, rezultojnë se në fushat e studimit të lidhura me kulturën janë regjistruar 16.715......

Ndërprerja e energjisë, defekti në sistemin e transmetimit - Balluku: ndërhyrje e shpejtë në gjithë vendin, energjia u rikthye për 30 minuta
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ne një dalje të posaçme për mediat foli për shkëputjen disa minutshe të energjisë elektrike në të gjithë vendin. Ajo tha......

“50% e pasurive të konfiskuara për ripërdorim social” - Reforma/ Ngrihet Zyra për Rikuperimin e Pasurive brenda vitit 2025
Brenda vitit të ardhshëm pritet të krijohet Zyra për Rikuperimin e Pasurive, e cila do të merret me gjurmimin e pasurive nga krimi i organizuar dhe......

Për çfarë përdoret më shumë interneti? - Sipas INSTAT, për qëllime kulturore nga personat me nivel të lartë arsimor
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë merr pjesë në aktivitete kulturore në sajë të teknologjive moderne të......

Ndërtime brenda zonave të mbrojtura - Projektvendimet: Do të lejohen në rastet kur subjekti pajiset me leje nga KKT
Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar projektvendimet për 9 peizazhe të mbrojtur, duke......