Spiunazhi tregtar kinez kërcënon Silicon Valley - Autoritetet: Kujdes sistemet e sigurisë dhe punësimet

“Gjigantët” e Silicon Valley po mbrohen kundër kërcënimit të spiunazhit kinez. Gjigantët e teknologjisë si Google, si dhe startup-et e profilit të lartë si OpenAI, po shtojnë kontrollet mbi stafin e tyre dhe po përpiqen të përmirësojnë praktikat e sigurisë ndërsa zyrtarët amerikanë ngrenë alarmin mbi spiunazhin industrial nga Red Dragon, i cili thuhet se po përdor punonjësit për të fituar akses në të dhënat e pronësisë intelektuale dhe të dhënat e kompanisë.
Firmat e kapitalit sipërmarrës si ‘Sequoia Capital’, e cila ka financuar dhjetëra startup-e, përfshirë xAI-n e Elon Musk, po u bëjnë thirrje gjithashtu disa kompanive të portofolit që të shtojnë kontrollet mbi stafin që punësojnë pas paralajmërimeve se agjencitë e inteligjencës po synojnë zhvilluesit e teknologjisë amerikane, shkruan Financial Times.
Alex Karp, shefi ekzekutiv i Palantir, i cili ka 53 miliardë dollarë kontrata me industrinë e mbrojtjes amerikane, tha se spiunazhi kinez mbi kompanitë e teknologjisë amerikane ishte një "problem i madh", veçanërisht për prodhuesit e softuerëve të ndërmarrjeve, modeleve të mëdha gjuhësore dhe sistemeve të armëve.
Zyrtarët amerikanë kanë shtuar paralajmërimet për spiunazhin kinez gjatë dy viteve të fundit. Uashingtoni dhe Pekini janë bllokuar në një rivalitet strategjik në rritje, me SHBA-të që kanë vendosur kontrolle të eksportit për ta bërë më të vështirë për Kinën të përvetësojë dhe zhvillojë teknologji të avancuara, duke përfshirë inteligjencën artificiale dhe çipat e avancuar.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, ka edhe shqetësime për rritjen e ksenofobisë në kompanitë amerikane të teknologjisë, për shkak të numrit të madh të punonjësve me origjinë aziatike. Për t'iu përgjigjur nevojës në rritje për siguri, janë krijuar kompani private që ofrojnë informacion strategjik për bizneset.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Njohja reciproke e pensioneve me Italinë - Nga korriku, nis zbatimi i marrëveshjes mes të dyja vendeve
Prej muajit korrik, emigrantët shqiptarë në Itali do të përfitojnë nga zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar midis vendit tonë dhe shtetit italian mbi njohjen e......

Në vend të aeroportit shfaqet një qytet i ri - Greqia po ndërton zonën më të gjelbër në Europë
Një qyteti i ri në vendin e ish-aeroportit të Athinës, Ellinikon supozohet të ketë qiellgërvishtësin e parë grek, një qendër tregtare të nivelit të lartë dhe......

Tregu i gazit natyror mbetet një “fushë e minuar” - Cilët faktorë mund të rrisin sërish çmimet dhe pasigurinë
Për të tretin vit radhazi këtë vit, në tregun e gazit ka shqetësime për atë se çfarë mund të sjellë vera, një kohë qetësie. Duke qenë se kriza energjitike ka......

“Blackout-i” energjetik, ENTSO -E nis hetim të thelluar - Organizata e OST-ve: Incident i madh, po marrim informacione nga vendet e prekura
Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO - E do të kryejë një hetim ndërkombëtar lidhur me incidentin në rrjetin elektrik, që solli ndërprerje disaorëshe......

Studentët preferojnë Arkitekturën dhe Ndërtimin - INSTAT: 1.9% e të regjistruarve në Shqipëri janë të huaj
Në vitin akademik 2023-2024, sipas të dhënave të Institutit të Statisitikave, rezultojnë se në fushat e studimit të lidhura me kulturën janë regjistruar 16.715......

Ndërprerja e energjisë, defekti në sistemin e transmetimit - Balluku: ndërhyrje e shpejtë në gjithë vendin, energjia u rikthye për 30 minuta
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ne një dalje të posaçme për mediat foli për shkëputjen disa minutshe të energjisë elektrike në të gjithë vendin. Ajo tha......

“50% e pasurive të konfiskuara për ripërdorim social” - Reforma/ Ngrihet Zyra për Rikuperimin e Pasurive brenda vitit 2025
Brenda vitit të ardhshëm pritet të krijohet Zyra për Rikuperimin e Pasurive, e cila do të merret me gjurmimin e pasurive nga krimi i organizuar dhe......

Për çfarë përdoret më shumë interneti? - Sipas INSTAT, për qëllime kulturore nga personat me nivel të lartë arsimor
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë merr pjesë në aktivitete kulturore në sajë të teknologjive moderne të......