Shqipëria Postuar më 24 Qershor 2024, 10:57

Si ka qenë ecuria e tregut postar në 3 vite? - Rënie drastike për shërbimin jo universal postar. Ai ekspres, me tendenca rritëse

Nga SCAN TV
Si ka qenë ecuria e tregut postar në 3 vite? - Rënie drastike

Që prej fillimit të vitit 2022 e deri më sot, shërbimi jo universal postar ka pësuar një rënie drastike. Nga ana tjetër, shërbimi ekspres është shoqëruar me rritje nga viti në vit dhe shërbimi universal postar, pasi shënoi uljen më të madhe të numrit të objekteve postare në tremujorin e dytë të një viti më parë, tashmë ka filluar të rikuperojë terren.

Nëse bëjmë një krahasim të totalit të objekteve postare në 3 vitet e fundit, vërehet se tre muajt e fundit të vitit 2022 kanë shënuar numrin më të madh të dërgesave, përkatësisht rreth 7.4 milionë dërgesa nga Posta Shqiptare dhe ofruesit e tjerë të këtyre shërbimeve.

Periudha më fitimprurëse për Postën Shqiptare ka qenë tremujori i fundit i vitit 2022, ku numërohen gjithsej 6.3 milionë dërgesa, por për ofruesit e tjerë të shërbimeve postare rezulton një numër i madh objektesh postare në tremujorin e tretë të po atij viti, konkretisht 1.8 milionë objekte. Ndërkohë, tremujori i dytë i vitit 2023 ka pasur rënien më të madhe të objekteve postare me vetëm 5.1 milionë në total.

Muajt e parë të këtij viti janë shoqëruar me rritje të objekteve për Postën Shqiptare dhe një rënie për ofruesit e tjerë të shërbimeve postare krahasuar me muajt e fundit të vitit të shkuar. Megjithatë, nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë, konstatohet një rënie në totalin e objekteve postare për Postën Shqiptare, përkatësisht nga 5.7 milionë në 5 milionë dhe rritje për ofruesit e tjerë të shërbimeve postare.

Pjesën më të madhe të shërbimeve postare e zë Shërbimi Universal Postar. Nga krahasimi i periudhës së parë të 2024-ës me periudhën paraardhëse, vërehet që kemi një rritje në masën 2% në volumin total të shërbimeve postare. Ndërsa llogaritur me të njëjtën periudhë një vit më parë evidentohet një rënie në masën 9%.

Sa i takon shërbimit ekspres, ky i fundit rezulton të jetë përdorur më tepër në tremujorin e tretë të vitit 2022 dhe pas një rënie në vitin 2023, këto muajt e fundit ka pasur tendencë rritëse.

Ledina Elezi/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat