Nga cilat shtete vijnë të rinjtë për të studiuar në Shqipëri? - INSTAT: Më shumë regjistrohen për Bachelor dhe Master, asnjë për doktoraturë

Bashkëpunimet akademike me vendet e rajonit e më gjerë sjell produktivitet, por çfarë thonë shifrat për studimet nga studentët e huaj në Shqipëri?
Në vendin tonë, për vitin akademik 2023-2024 nga totali i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë, 1,9% ishin të huaj. Por cilët janë shtetet që dominojnë më shumë?
Në tre vitet e fundit akoademike, studentët e huaj meshkuj frekuentojnë më shumë universitetet shqiptare krahasuar me studentet e huaja femra.
Ndaj sipas INSTAT, për numrin e studentëve të huaj më të lartë në Shqipëri e kryeson Italia me 51.7%, e dyta studentët nga Kosova me 16.5%, për të vijuar me Greqinë me 7.4%, Mali i zi me 6.2%, dhe nga vende të tjera me 18.2%.
Por të njëjta të dhëna raportojnë se pjesa më e madhe e studentëve të huaj janë regjistruar për studime Master dhe Bachelor. Nga ku në programet 2 vjeçare dhe Bachelor ka më shumë student meshkuj të huaj, por në studimet Master ka më shumë student femra të regjistruara.
Për vitin akademik 2023-2024 nuk ka të regjistruar për doktoraturë.
Sipas shifrave, në vitin akademik 2023-2024, janë regjistruar gjithsej 2161 studentë të huaj, të cilët ndahen 0.9% për programe 2 vjeçare, 30.5% për Bachelor, si dhe 68.6% për Master.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Si ka nisur java për valutat e huaja?
Dollari blihet sot me 92.9 lekë dhe shitet me 93.8 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme nga java që lame pas. Sipas kursit të këmbimit lokal Monedha......

Si ka qenë ecuria e tregut postar në 3 vite? - Rënie drastike për shërbimin jo universal postar. Ai ekspres, me tendenca rritëse
Që prej fillimit të vitit 2022 e deri më sot, shërbimi jo universal postar ka pësuar një rënie drastike. Nga ana tjetër, shërbimi ekspres është shoqëruar me......

Rregullorja historike e BE-së për kriptot: Përgatituni për një ‘udhëtim me gunga’!
Rregullorja historike e BE-së për kripto-n hyn në fuqi brenda javës dhe nuk duket se ndonjë lojtar kryesor i specializuar ka arritur të autorizohet. Regjimi......

Çmimet e naftës në rritje shqetësuese – Si do ndikojë kjo tek inflacioni global?
Çmimet e naftës bruto paraqitën një brez fitimi dy-javor dhe u rritën në nivelin më të lartë në gati dy muaj javën e kaluar për shkak të optimizmit ndaj......

Investitorët e huaj po kthehen në Turqi - Familjet vuajnë pasojat e inflacionit në nivelin prej 76%
Kapitali i huaj po investon në mënyrë mjaft dinamike në letrat me vlerë të Turqisë, pas kthesës që banka qendrore po bën prej një viti, duke rritur koston e......

Turizmi, bekim e mallkim për Europën Jugore! - “Historia e suksesit” të Mesdheut shpëton eurozonën nga recesioni
“Një spirancë shpëtimi” po i jepet ekonomisë së Europës Jugore nga turistët amerikanë që dynden masivisht për të shijuar diellin dhe detin, duke ndryshuar......

Fieri, “lider” në prodhimin bujqësor - Rritet prodhimi i drithërave në Shqipëri dhe botë
Ashtu siç rritet prodhimi i drithërave në botë edhe të korrat në Shqipëri janë në rritje. Sipas të dhënave të INSTAT, prodhimi i drithërave për vitin 2023......

Kina hakmerret ndaj produkteve europiane - Në objektiv, konjaku francez, mishi spanjoll dhe automjetet gjermane
Konjaku, që prodhohet kryesisht në Francë, verërat nga vendet e Mesdheut, automjetet ku dominon Gjermania, produktet e mishit derrit ku Spanja ka shumë prodhim......