Shqipëria Postuar më 24 Qershor 2024, 13:11

“Super prodhim i energjisë elektrike” - Ahmeti: Humbjet në rrjet u përmirësuan. Për blackout-in, analizë nga institucion i pavarur 

Nga SCAN TV
“Super prodhim i energjisë elektrike” - Ahmeti: Humbjet në

30% më shumë energji e prodhuar sesa mesatarja shumëvjeçare. Gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2023, kreu i Entit Rregullator të Energjisë Petrit Ahmeti bëri me dije situatën në sektorin elektroenergjetik, që vitin që shkoi ishte i mirë nga pikëpamja hidrike.

Paralelisht, humbjet në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes u ulën.

Ahmeti foli edhe për blackout-in e disa ditëve më parë, që preku jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendet e rajonit, duke bërë me dije se do jetë një institucion i pavarur që do të kryejë një analizë mbi ngjarjen.

Ndërkaq, deputetët e opozitën kërkuan ndërhyrjen e ERE-s, në drejtim të rritjes së energjisë që tregohet përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 24 Qershor

Si ka nisur java për valutat e huaja?

Dollari blihet sot me 92.9 lekë dhe shitet me 93.8 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme nga java që lame pas. Sipas kursit të këmbimit lokal Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat