Ushtria shqiptare, me armatime moderne - Strategjia, për miratim në Kuvend. Buxheti i mbrojtjes, jo më pak se 2% e PBB

Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvend dy dokumenta “Planin afatgjatë të zhvillimit të forcave të armatosura 2024-2033” dhe “Strategjinë ushtarake të Republikës së Shqipërisë”. Numri i personelit aktiv të Forcave të Armatosura do të jetë 8500 pjesëtarë aktivë dhe 2100 rezervistë, nëse kushtet dhe mjedisi i sigurisë nuk kërkojnë rritjen e tij. Zhvillimi i burimeve njerëzore do të synojë arritjen e një force cilësore të motivuar, të trajnuar, të pajisur dhe të ndërveprueshme me forcat aleate.
Forcat e Armatosura do të sigurojnë dhe rrisin kapacitetet e tyre operacionale nëpërmjet modernizimit të sistemeve dhe pajisjeve të tyre, për të garantuar mbrojtjen kombëtare dhe për të përmbushur detyrimet në kuadër të mbrojtjes kolektive. Në këtë mënyrë, Forcat e Armatosura janë të përgatitur për t’iu përgjigjur kërkesave të paketës së re të Objektivave të Kapaciteteve të cilat priten të jenë akoma më ambicioze.
Fokusi kryesor do të jetë modernizimi i sistemeve të mbrojtjes kundër dronëve, mbrojtjes ajrore me sisteme me rreze të shkurtër veprimi, si dhe sistemeve të mbrojtjes me rreze të mesme veprimi. Ndërkohë, që do të modernizohet Baza Ajrore e NATO-s në Kuçovë me sisteme të kontrollit dhe komunikimit.
Në Strategjinë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë theksohet se “në përmbushje të detyrimeve nën nenin 3 të Traktatit të Uashingtonit dhe në zbatim të vendimit të marrë nga krerët e vendeve aleate në Samitin e NATO-s në Vilnius 2023, do të synohet që buxheti i Mbrojtjes të jetë jo më pak se dy për qind i Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe shpenzimet për investime dhe pajisje e armatime të jenë në 20 për qind të buxhetit të Mbrojtjes, sikurse është pranuar edhe në Deklaratën e Samitit të Uellsit”.
Diamila Leka/SCAN
Sondazh

KESH shpenzon 9 mln euro për blerje energjie - 3 tenderë në pak ditë, çmimi mesatar për sigurimin e energjisë llogaritet në rreth 94 euro/mWh
Tre tenderë për blerje energjie janë zhvilluar nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare, brenda harkut kohor të 10 ditëve. Sipas të dhënave të përpunuara nga......

“Super prodhim i energjisë elektrike” - Ahmeti: Humbjet në rrjet u përmirësuan. Për blackout-in, analizë nga institucion i pavarur
30% më shumë energji e prodhuar sesa mesatarja shumëvjeçare. Gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2023, kreu i Entit Rregullator të Energjisë Petrit......

Vit i vështirë, sa ullinj u prodhuan në 2023? - 40 mijë ton më pak në treg, kryeson qarku i Vlorës
Ashtu sikurse ishte parashikuar dhe pritej, për shkak të thatësirave të shumta prodhimi i ullinjve në vend ka humbur ndjeshëm terren. Të dhënat zyrtare nga......

Nga cilat shtete vijnë të rinjtë për të studiuar në Shqipëri? - INSTAT: Më shumë regjistrohen për Bachelor dhe Master, asnjë për doktoraturë
Bashkëpunimet akademike me vendet e rajonit e më gjerë sjell produktivitet, por çfarë thonë shifrat për studimet nga studentët e huaj në Shqipëri? Në vendin......

Si ka nisur java për valutat e huaja?
Dollari blihet sot me 92.9 lekë dhe shitet me 93.8 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme nga java që lame pas. Sipas kursit të këmbimit lokal Monedha......

Si ka qenë ecuria e tregut postar në 3 vite? - Rënie drastike për shërbimin jo universal postar. Ai ekspres, me tendenca rritëse
Që prej fillimit të vitit 2022 e deri më sot, shërbimi jo universal postar ka pësuar një rënie drastike. Nga ana tjetër, shërbimi ekspres është shoqëruar me......

Rregullorja historike e BE-së për kriptot: Përgatituni për një ‘udhëtim me gunga’!
Rregullorja historike e BE-së për kripto-n hyn në fuqi brenda javës dhe nuk duket se ndonjë lojtar kryesor i specializuar ka arritur të autorizohet. Regjimi......

Çmimet e naftës në rritje shqetësuese – Si do ndikojë kjo tek inflacioni global?
Çmimet e naftës bruto paraqitën një brez fitimi dy-javor dhe u rritën në nivelin më të lartë në gati dy muaj javën e kaluar për shkak të optimizmit ndaj......