“Boom” i udhëtimeve nga ajri në 5 vitet e fundit - Fluks i lartë pasagjerësh në Aeroportin e Rinasit

Që prej vitit 2019 e deri më sot, ka pasur një rritje të konsiderueshme të pasagjerëve që përdorin transportin ajror për të udhëtuar. Krahasuar me llojet e tjera të transportit, duket se ai ajror po përdoret gjithnjë e më tepër nga shqiptarët në rastet e përshkimit të distancave shumë të largëta.
Nga 3.3 milionë pasagjerë që kanë udhëtuar me transport ajror në vitin 2019, gjatë vitit të shkuar u numëruan gjithsej 7.2 milionë. Ndërsa vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, rreth 1.9 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj udhëtuan me avion. Viti 2020 shënoi një rënie drastike të numrit të udhëtarëve (rreth 2.2 milionë më pak), për shkak të pandemisë covid-19. Këto shifra të ulëta do të vijonin deri në fund të vitit 2021, teksa në 2022-in u llogaritën gjithsej 5.2 milionë hyrje-dalje të pasagjerëve.
Niveli i lartë i kërkesës për të udhëtuar në linjë ajrore, është shoqëruar edhe me rritjen ndër vite të kompanive ajrore që operojnë në Shqipëri. Nga viti 2019 ka pasur hyrje dhe dalje të vazhdueshme të kompanive nga tregu ajror shqiptar. Në periudhën korrik-shtator 2023, vlerësohet të kenë operuar më tepër kompani se në vitet e tjera, 21 konkretisht. Ndërsa aktualisht, në Shqipëri operojnë vetëm 19 shoqëri ajrore nga 20 që operonin një tremujorin e fundit të një viti më parë. Nga këto shifra rezulton se 1 kompani ajrore ka dalë përkohësisht nga tregu i transportit ajror, duke mos kryer asnjë fluturim në qiellin shqiptar përgjatë këtyre muajve.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në Rinas vazhdon të mbajë peshën më të madhe të trafikut ajror. Megjithëse hapja e aeroportit të ri në Kukës në vitin 2021 pritej që ta lehtësonte pak këtë peshë dhe të ofronte fluturime me kosto më të ulëta, kjo nuk ka ndodhur. Aktualisht, ky aeroport nuk ka aktivitet fluturimesh dhe raportohet për humbje të konsiderueshme të ardhurash që prej momentit të krijimit. Ndërkohë, deri në fund të vitit 2024 parashikohet që të përfundojë edhe ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, që pritet të nisë nga funksionimi pranverën e vitit të ardhshëm.
Padyshim që fluksi në rritje i turistëve ka ndikuar në shifrat e larta të hyrje-daljeve. Vetëm në 5 muajt e parë të vitit Shqipërinë e kanë vizituar rreth 3.3 milionë turistë, 973 mijë prej të cilëve vetëm në muajin maj.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Investimet e huaja direkte, rekord në 3-mujorin e parë - Sipas Bankës së Shqipërisë arrijnë 354 milionë euro. Gjeografia e shteteve
Të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, edhe përgjatë tremujorit të parë të këtij viti është ruajtur trendi mjaft pozitiv i......

Zgjedhjet franceze: Cili do të jetë efekti në tregun europian të borxhit sovran?
Tregjet financiare të Eurozonës po përgatiten për javë të tëra paqëndrueshmërie të shtuar me zgjedhjet e ardhshme parlamentare franceze. Raundi i parë është......

Koreja e Jugut po heq gradualisht kufizimet tregtare prej dekadash për mishin europian!
Republika e Koresë hapi zyrtarisht hyrjen në treg për viçin nga Franca dhe Irlanda në fillim të këtij muaji, duke i dhënë fund një ndalimi të importit që nga......

Kina zgjat hyrjen pa viza për Poloninë së bashku me 11 vende të tjera europiane!
Qytetarët polakë janë të fundit që përfitojnë nga skema e Kinës pa viza, e cila synon të nxisë turizmin. Kina ka zgjatur udhëtimin pa viza në Poloni, Australi......

Kompanitë ushqimore, në pozicion “lufte” - Strategji të reja dhe ushqime më të shëndetshme
Kompanitë e ushqimit po marrin pozicione lufte në një mjedis të ri. Shumë prej tyre janë gati të hedhin në treg marka të reja ushqimore për njerëzit që marrin......

Kriza e banesave në Europë - Çështja më e nxehtë politike për të cilën nuk po flasin politikanët
Votuesit në BE janë të zemëruar për mungesën e strehimit të përballueshëm, raporton Politico në një analizë të të ashtuquajturës ‘krizë të......

Europa, nuk “harron” hidrocentralet - Prodhimi i energjisë së pastër kalon në nivel tjetër
Prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet në të gjithë Europën ishte 388 teravat orë (TWh), nga janari deri në maj të vitit 2024, sipas grupit të......

Ish-kreu i Bankës Europiane të Investimeve, nën hetim - Prokurorët e akuzojnë për korrupsion dhe shpërdorim fondesh
Werner Hoyer, ish-president i Bankës Europiane të Investimeve, konfirmoi se është nën hetim nga prokurori publik i BE-së për korrupsion dhe shpërdorim fondesh,......