Shqipëria Postuar më 25 Qershor 2024, 12:21

Sfidat e reja të bashkive 1 dekadë pas reformës - Digjitalizimi dhe burimet njerëzore, BE grant 10 milionë euro për 61 njësitë

Nga SCAN TV
Sfidat e reja të bashkive 1 dekadë pas reformës - Digjitalizimi

Një dekadë pas vënies në jetë të reformës administrativo-territoriale e mbështetur nga projekti STAR, me një fond total prej 17.4 milionë eurosh, përmes së cilës vendi u nda në 61 njësi administrative, tashmë bashkitë kanë të tjera sfida përpara. Në eventin përmbyllës të projektit STAR, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor , Arbian Mazniku, theksoi se tashmë sfidë janë burimet njerëzore dhe përgatitja për në Bashkimin Evropian.

Por bashkitë nuk do të jenë vetëm në sfidat e reja, pasi mbështetja nga donatorët do të vijojë duke u fokusuar fuqizimin e tyre, duke i bërë ato më transparente dhe me shërbime më të denja për qytetarët.

Monica Merino, Përfaqësuese e Përhershme e PNUD

“Do avancojmë me agjendën e mirëqeverisjes për  të ngritur kapacitetet dhe për të përmirësuar shërbimet në nivel vendor. Fokusi ynë do të jetë tek transparenca, integriteti, dixhitalzimi, të cilat janë pika kyçë për rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për një sistem të qeverisjes lokale më efecient dhe transparent.

Nga ana tjetër Bashkimi Evropian do të japë një grant prej 10 milionë eurosh për pushtetin vendor i cili do të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve dhe dixhitalizimin e proceseve.

Lenka Vitkova, Përfaqësuses e Delegacionit të BE në Shqipëri

“Duhet të ecim me shpejtësi për të ngritur kapacitetet që t’i përgatisim njësitë e qeverisjes vendore për rrugën e tyre në integrimin në BE. Koordinimi dhe bashkëpunim është shumë i rëndësishëm. Duhet të sigurohemi që të gjithë aktorët të ecin në të njëjtin drejtim. Do të kemi një grant tjetër prej 10 milion eurosh për bashkitë për ngritje kapacitetesh.”

Projekti “Mbështetja për Reformën Territoriale dhe Administrative në Shqipëri” (STAR) ka filluar në vitin 2013 dhe është implementuar në tre faza, me kontributin e përbashkët të Bashkimit Evropian, Suedisë, Zvicrës , Italisë, USAID-it, UNDP-së si dhe qeverisë shqiptare, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në riformatimin e panoramës administrative të Shqipërisë.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat