Shqipëria Postuar më 25 Qershor 2024, 14:41

Sa peshk zuri flota detare në vitin 2023? - Karkaleci i thellësisë dhe karasi, speciet me përqindjen më të madhe të zënë

Nga SCAN TV
Sa peshk zuri flota detare në vitin 2023? - Karkaleci i

Rreth 19.338 ton peshk u zunë nga flota detare gjatë vitit 2023. Sipas të dhënave nga INSTAT, kjo shifër është rritur me 8,65% krahasuar me vitin 2022, ku u mblodhën vetëm 17.799 ton.

Por cilat kanë qenë speciet me sasinë më të madhe të zënë?

Për kategoritë ujore, det, bregdet dhe laguna, specia e cila ka rezultuar me përqindjen më të madhe të zënë është “Karkaleci i thellësisë” me 19,42% ndaj zënieve gjithsej, pasuar në vend të dytë nga “Merluci” me 15,17% dhe “Sardelet” me 11,51%. Sa i takon zënieve në ujërat e brendshme, specia “Karas” zë njw përqindje prej 25,77% pasuar nga “Krapi” me 22,07% dhe specia “Skortë” me 14,99%.

Në fund të vitit 2023 numëroheshin 811 subjekte të licensuara për të ushtruar aktivitetin e peshkimit. Ndërkohë, u regjstruan 27 subjekte më shumë se në vitin 2022.

Porti me numrin më të madh të anijeve të licensuara është porti i Durrësit me 36,87% të flotës së përgjithshme. Nga ana tjetër, porti i Vlorës ka 30,83% të numrit të përgjithshëm të flotës, pasuar nga porti i Sarandës me 15,04%. Portet e peshkimit me përqindjet më të vogla të subjekteve të licensuara për peshkim janë ato të Lushnje-Fier me 2,22%, si dhe Himarës me 1,60%.

Peshku Koran konsiderohet si ndër peshqit më të rrallë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Me qëllim ruajtjen e biodiversitetit, ka pasur një vëmendje të shtuar ndaj prodhimit të rasatave për Peshkun Koran, Troftën Ylber dhe Krapin. Vetëm në vitin 2023, u prodhuan dhe u hodhën në liqenin e Ohrit gati 3,3 milionë rasate të Troftës Ylber, 1,8 milionë rasate të Koranit dhe 1,15 milionë rasate Krap.

v

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat