A rrezikon vaji i ullirit të bëhet një artikull luksi? - Çmimi varet nga kushtet klimatike që ndikojnë në prodhim

Ka pasur një shtytje të madhe në Spanjë dhe në mbarë Europën për uljen e TVSH-së në zero për vajin e ullirit. Ekonomistët në vendin iberik besojnë se kjo do të ndikojë në arkën publike, ndërsa prodhuesit theksojnë se nxehtësia ka shkatërruar prodhimin me rezultat që pavarësisht uljes së TVSH-së, çmimet mbeten në nivele shumë të larta pasi kërkesa është rritur, por oferta është ulur ndjeshëm. Shumat e paguara nga konsumatorët janë trefishuar nga viti 2021. Ulja e TVSH-së është një nxitje financiare për disa, por çelësi mbetet që fshati të kapërcejë thatësirën dhe të përmirësojë të korrat.
Çmimet e vajit të ullirit janë 130% më të larta se dy vjet më parë, sipas shifrave të fundit nga Ministria Spanjolle e Bujqësisë, Peshkimit dhe Ushqimit. Pavarësisht reshjeve të muajve të fundit dhe rimëkëmbjes së parashikuar të prodhimit, të dhënat për këtë vit tregojnë se produkti do të vazhdojë të shtrenjtohet edhe në muajt në vijim dhe megjithëse ulja e TVSH-së në 0% për këtë ushqim do të lehtësojë xhepat e konsumatorëve, në afat të gjatë vetëm përmirësimi i yield-eve do t'i japë fund sasive në rritje.
Fermerët thonë se valët e të nxehtit të dy viteve të fundit, me temperatura mbi 35 gradë në pranverë, i penguan pemët e ullirit të kenë një periudhë të freskët për të lulëzuar dhe për të prodhuar fruta për kulturat e reja. Kjo shkaktoi përgjysmimin e prodhimit dhe një rritje të paprecedentë të çmimit si në tregun vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Nga janari 2021 deri në maj të këtij viti, ‘ari i gjelbër’ është bërë më i shtrenjtë me pothuajse 199% në Spanjë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, pra janë trefishuar. Në Europë, vlera e tij nuk ka reshtur së rrituri gjatë tre viteve të fundit, me luhatjet nga viti në vit që kaluan 50% në më shumë se një rast.
Komisioni Europian vlerëson se prodhimi total i vajit të ullirit në BE do të arrijë në 1.49 milion ton në fushatën aktuale, që përfaqëson një rritje prej 7% krahasuar me sezonin e kaluar. Megjithatë, shifra është 28% nën mesataren pesëvjeçare dhe produkti në ruajtje ka përgjysmuar shifrën e tij të zakonshme - dikur rreth 500.000 ton, duke reflektuar rendimentet e dobëta të dy viteve të fundit.
Spanja, e cila prodhon rreth gjysmën e vajit të ullirit në botë, është vendi që ka parë rënien më të madhe të prodhimit për shkak të thatësirës dhe rritjes së inputeve bujqësore si plehrat. Shifrat e fundit të qershorit nga Këshilli Ndërkombëtar i Vajit të Ullirit – IOC - tregojnë se çmimet e vajit të rafinuar ishin 727 euro për 100 kg, 32.5% më të larta se në fushatën e një viti më parë.
Si prodhuesi më i madh në botë, furnizimi i Spanjës është thelbësor për industrinë dhe ndikon në çmimet e tregut. Në vitin 2023, tregu i vajit ekstra të virgjër humbi 23.8% të volumit të blerjeve në krahasim me një vit më parë. Një shenjë që për shumë familje, blerja e këtij produkti është kthyer në një luks.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Taksimi i super të pasurëve - Ekonomistët: Debati duhet të fillojë me nivelin 2%
Një taksë vjetore prej 2% mbi pasuritë që tejkalojnë 1 miliard dollarë është pika fillestare për një diskutim global mbi rritjen e barrës për miliarderët e......

Ushqimet në Spanjë, pa TVSH deri më 30 shtator - Qeveria zgjat masat lehtësuese përballë rritjes së çmimeve
Ushqimet bazë në Spanjë do të vazhdojnë të kenë TVSH-në e reduktuar edhe për disa muaj, por ndryshe nga sa ka ndodhur prej një viti e gjysmë, këtë herë do të......

Maqedonia e Veriut synon energjinë e erës - Kompania Alcazar investon 500 milionë dollarë
Investitori i energjisë së rinovueshme Alcazar Energy Partners tha se ka nisur projektin më të madh të fermës së erës në Maqedoninë e Veriut me një investim......

Eliminimi i gazeve serë - BE financon 650 miliardë euro për qytetet
BE-ja mbështet planin 650 miliardë euro për të ndihmuar qytetet të arrijnë zero neto deri në vitin 2030. Një grup prej 112 qytetesh që synojnë të eliminojnë......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht pasi është blerë sot me 92.8 lekë dh është shitur me 93.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Sa peshk zuri flota detare në vitin 2023? - Karkaleci i thellësisë dhe karasi, speciet me përqindjen më të madhe të zënë
Rreth 19.338 ton peshk u zunë nga flota detare gjatë vitit 2023. Sipas të dhënave nga INSTAT, kjo shifër është rritur me 8,65% krahasuar me vitin 2022, ku u......

Profesionet e lira, Kushtetuesja tërhiqet për vendim - Afati ligjor, 30 ditë. Bizneset duhet të paguajnë këstet e para brenda muajit
Hotla Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese “Deklarojmë mbylljen e shqyrtimit gjyqësor, trupa e gjykatës tërhiqet për të marrë vendim, data dhe ora e......

“Të rritet energjia e tregtuar në bursën shqiptare” - Kuvendi, kërkesa Entit Rregullator edhe për investimet dhe sigurinë kibernetike
Enti Rregullator i Energjisë duhet të luajë një rol më aktiv në drejtim të rritjes së volumit të energjisë së tregtuar në Bursën Shqiptare të Energjisë......