Ushqimet në Spanjë, pa TVSH deri më 30 shtator - Qeveria zgjat masat lehtësuese përballë rritjes së çmimeve

Ushqimet bazë në Spanjë do të vazhdojnë të kenë TVSH-në e reduktuar edhe për disa muaj, por ndryshe nga sa ka ndodhur prej një viti e gjysmë, këtë herë do të rikuperojnë gradualisht normat e zakonshme tatimore. Qeveria, pas disa javësh monitorim të çmimeve të të gjitha këtyre produkteve, i dha dritën jeshile përfundimtare këtë të martë zgjatjes së masës, e cila do të hyjë në fuqi më 1 korrik. Megjithatë, në këtë rast do të ketë një kthim progresiv në normat tradicionale të taksave që shkon paralelisht me moderimin e çmimeve.
Konkretisht, nga 1 korriku deri më 30 shtator, ushqimet esenciale (grup ku përfshihet tashmë edhe vaji i ullirit) do të ruajnë normën aktuale të TVSH-së prej 0%, ndërsa makaronat dhe vajrat e farës do t'i kenë në 5%. Mes 1 tetorit dhe 31 dhjetorit, norma do të rritet në 2% në grupin e parë, ndërsa në 7.5% në grupin e dytë. Duke filluar nga viti 2025, kategoria e parë do të kthehet në 4% dhe e dyta në 10%.
Sipas kësaj skeme të re, ushqimet që konsiderohen thelbësore do t'i afrohen gradualisht normës së zakonshme tatimore prej 4%. Ky grup tradicionalisht përfshin bukën masive, miellin, qumësht, djathë, vezë, fruta, perime, bishtajore dhe drithëra natyrale. Vendimi i fundit i qeverisë, i përgjigjet edhe kërkesës së Komisionit Evropian, i cili kërkon tërheqjen progresive të masave mbështetëse.
Në maj, vaji i ullirit në Spanjë ishte 63% më i shtrenjtë se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Që nga janari 2021, çmimi është rritur pothuajse 200%. Spanja është një nga prodhuesit kryesorë në botë të vajit të ullirit, duke zënë 70% të prodhimit të Bashkimit Europian dhe 45% të prodhimit global.
Qeveria vendosi të ulë TVSH-në për produkte të caktuara në javët e fundit të vitit 2022. Në atë kohë, inflacioni i ushqimeve shënoi rritje vjetore prej më shumë se 15%. Ulja e TVSH-së së ushqimeve pati një ndikim prej 1.7 miliardë euro në buxhetin e shtetit gjatë vitit të kaluar.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Maqedonia e Veriut synon energjinë e erës - Kompania Alcazar investon 500 milionë dollarë
Investitori i energjisë së rinovueshme Alcazar Energy Partners tha se ka nisur projektin më të madh të fermës së erës në Maqedoninë e Veriut me një investim......

Eliminimi i gazeve serë - BE financon 650 miliardë euro për qytetet
BE-ja mbështet planin 650 miliardë euro për të ndihmuar qytetet të arrijnë zero neto deri në vitin 2030. Një grup prej 112 qytetesh që synojnë të eliminojnë......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht pasi është blerë sot me 92.8 lekë dh është shitur me 93.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Sa peshk zuri flota detare në vitin 2023? - Karkaleci i thellësisë dhe karasi, speciet me përqindjen më të madhe të zënë
Rreth 19.338 ton peshk u zunë nga flota detare gjatë vitit 2023. Sipas të dhënave nga INSTAT, kjo shifër është rritur me 8,65% krahasuar me vitin 2022, ku u......

Profesionet e lira, Kushtetuesja tërhiqet për vendim - Afati ligjor, 30 ditë. Bizneset duhet të paguajnë këstet e para brenda muajit
Hotla Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese “Deklarojmë mbylljen e shqyrtimit gjyqësor, trupa e gjykatës tërhiqet për të marrë vendim, data dhe ora e......

“Të rritet energjia e tregtuar në bursën shqiptare” - Kuvendi, kërkesa Entit Rregullator edhe për investimet dhe sigurinë kibernetike
Enti Rregullator i Energjisë duhet të luajë një rol më aktiv në drejtim të rritjes së volumit të energjisë së tregtuar në Bursën Shqiptare të Energjisë......

7.3 mld lekë për mirëmbajtjen e rrugëve - ARRSH hap tenderët për 4 rajonet e vendit, kohëzgjatja e kontratave do jetë 4 - vjeçare
Me një fond limit total prej rreth 7.3 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 4 tenderë për kontrata punimesh dhe mirëmbajtje të rrugëve nacionale.......

Sfidat e reja të bashkive 1 dekadë pas reformës - Digjitalizimi dhe burimet njerëzore, BE grant 10 milionë euro për 61 njësitë
Një dekadë pas vënies në jetë të reformës administrativo-territoriale e mbështetur nga projekti STAR, me një fond total prej 17.4 milionë eurosh, përmes së......