BE nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit Frontex me Serbinë!

Bashkimi Europian dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi operacional për menaxhimin e kufijve me Agjencinë Europiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex).
Komisionerja për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson dhe zëvendëskryeministri serb dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiç nënshkruan marrëveshjen në Beograd, që do të thotë se Frontex tani mund të punojë më ngushtë me Serbinë.
Johansson theksoi rëndësinë e Serbisë si partnere në menaxhimin e rrugëve të migracionit. Në vizitën e saj të tretë në Serbi, ajo vlerësoi bashkëpunimin e mirë midis policisë kufitare serbe dhe Frontex në luftën kundër krimit, kontrabandës së emigrantëve dhe migrimit të parregullt.
"Marrëveshja e statusit të Frontex që nënshkruam sot do të përmirësojë bashkëpunimin tonë," tha Johansson. "Nën komandën dhe udhëheqjen e autoriteteve serbe, Frontex do të mbështesë policinë kufitare serbe dhe zbatimin e ligjit në kufijtë me Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut."
Kjo është marrëveshja e dytë e Serbisë me Frontex dhe, siç tha Daçiq, "forcat policore do të vendosen jo vetëm në kufijtë shtetërorë me Hungarinë dhe Bullgarinë si pjesë e operacionit "Kontinenti i Serbisë, por edhe në kufijtë shtetërorë të Serbisë me vendet e treta".
Kjo do të kontribuojë ndjeshëm në "luftën kundër krimit ndërkufitar dhe migrimit të parregullt", shtoi ai.
Frontex ka mbi 480 oficerë të dislokuar në Ballkanin Perëndimor përmes operacioneve të përbashkëta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi; 111 prej të cilave janë vendosur tashmë në Serbi në një operacion të përbashkët në vazhdim sipas marrëveshjes së mëparshme të statusit me Serbinë në kufirin me Hungarinë dhe Bullgarinë.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

A rrezikon vaji i ullirit të bëhet një artikull luksi? - Çmimi varet nga kushtet klimatike që ndikojnë në prodhim
Ka pasur një shtytje të madhe në Spanjë dhe në mbarë Europën për uljen e TVSH-së në zero për vajin e ullirit. Ekonomistët në vendin iberik besojnë se kjo do të......

Taksimi i super të pasurëve - Ekonomistët: Debati duhet të fillojë me nivelin 2%
Një taksë vjetore prej 2% mbi pasuritë që tejkalojnë 1 miliard dollarë është pika fillestare për një diskutim global mbi rritjen e barrës për miliarderët e......

Ushqimet në Spanjë, pa TVSH deri më 30 shtator - Qeveria zgjat masat lehtësuese përballë rritjes së çmimeve
Ushqimet bazë në Spanjë do të vazhdojnë të kenë TVSH-në e reduktuar edhe për disa muaj, por ndryshe nga sa ka ndodhur prej një viti e gjysmë, këtë herë do të......

Maqedonia e Veriut synon energjinë e erës - Kompania Alcazar investon 500 milionë dollarë
Investitori i energjisë së rinovueshme Alcazar Energy Partners tha se ka nisur projektin më të madh të fermës së erës në Maqedoninë e Veriut me një investim......

Eliminimi i gazeve serë - BE financon 650 miliardë euro për qytetet
BE-ja mbështet planin 650 miliardë euro për të ndihmuar qytetet të arrijnë zero neto deri në vitin 2030. Një grup prej 112 qytetesh që synojnë të eliminojnë......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht pasi është blerë sot me 92.8 lekë dh është shitur me 93.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Sa peshk zuri flota detare në vitin 2023? - Karkaleci i thellësisë dhe karasi, speciet me përqindjen më të madhe të zënë
Rreth 19.338 ton peshk u zunë nga flota detare gjatë vitit 2023. Sipas të dhënave nga INSTAT, kjo shifër është rritur me 8,65% krahasuar me vitin 2022, ku u......

Profesionet e lira, Kushtetuesja tërhiqet për vendim - Afati ligjor, 30 ditë. Bizneset duhet të paguajnë këstet e para brenda muajit
Hotla Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese “Deklarojmë mbylljen e shqyrtimit gjyqësor, trupa e gjykatës tërhiqet për të marrë vendim, data dhe ora e......