Rriten me 30% gjobat për ndotësit e mjedisit - Shalsi: Të forcohen strukturat për menaxhimin e mbetjeve

Rritja e gjobave me 30% për bizneset dhe individët që ndotin mjedisin, duhet të shoqërohet me forcimin e kapaciteteve administrative për menaxhimin e tyre. Ky ishte fokusi i mbledhjes më të fundit të Komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, ku u diskutuan dy projektligjet lidhur me mbrojtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi, theksoi që forcimi i këtyre masave vjen si rrjedhojë e sugjerimeve të ekspertëve dhe qytetarëve gjatë procesit të konsultimit publik të këtyre akteve.
“Këto dy ligje që ne shqyrtojmë sot, edhe natyrisht që ndjekin të gjithë protokollin që vjen nga rregullorja e kuvendit, pësojnë ndryshime për arsye të një konsultimi publik që ka ndodhur në periudhën 19 janar – 31 mars 2022. Të anketuarit që u pyetën, treguan që ka nevojë për ashpërsimin e masave, jo vetëm për sa i takon subjekteve, por edhe individëve që ndotin hapësirat publike.”
Kundër rritjes së gjobave ishte deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila nënvizoi se problemi është paaftësia në menaxhimin e mbetjeve të territorit.
“Mua nuk më pëlqen fare kjo filozofia që, ka informalitet dhe hajde të rrisim gjobat, ka informalitet dhe hajde ndryshojmë ligjin, rrisim taksat. Cfarë është kjo? Se është e paaftë administrata për të kontrolluar territorin, për të menaxhuar territorin, për të menaxhuar mbetjet?”
Gjatë kësaj mbledhje, Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi, shtoi se këto ndryshime ligjore duhet të shoqërohen edhe me forcimin e strukturave që do të merren me menaxhimin e tyre.
“Përveçse pjesës së rritjes së masave apo ashpërsimit të penaliteteve, domosdoshmëria qëndron dhe te strukturat të cilat duhen përgatitur, organizuar, duhen aftësuar dhe trajnuar, në mënyrë që të jenë sa më efikase.”
Qëllimi i këtyre dy projektligjeve është ndërgjegjësimi i qytetarëve mbi mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e habitateve natyrore, të florës dhe faunës, përmes ashpërsimit të masave administrative.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Mark Rutte, sekretari i ri i përgjithshëm i NATO - Zëvendëson në 1 tetor Stoltenberg pas 10 vitesh
NATO emëroi kryeministrin holandez Mark Rutte si Sekretarin e Përgjithshëm të saj të ardhshëm. Rutte, 57 vjeç, do të marrë detyrën e shefit të NATO-s më 1......

Sa rritet paga për mësuesit, mjekët e ushtarakët? - Shtesa edhe për infermierët, punonjësit e burgjeve, apo zjarrfikësit
Rritja e pagave do të jetë e ndryshme për punonjësit e administratës publike, teksa ministrat kanë detajuar shtesat, sipas sektorëve. Për ushtarakët rritja......

Pagat në shtet kalojnë pragun 1 mijë euro në muaj - Rritje nga 1 korriku për disa kategori/ Indeksohen të gjitha pagat e tjera
Nga 1 korriku disa kategori punonjësish në administratën publike do të përfitojnë një rritje të ndjeshme të pagesës mujore, duke bërë që paga mesatare në shtet......

Qytetarët e bizneset paguajnë, por nuk marrin shërbime - Haxhimali: Bashkitë po shpopullohen, asnjë progres ekonomik
Qeveria vendore nuk arrin të përmbushë detyrimin për të ofruar shërbime publike në nivelin e duhur për qytetarët. Nga vlerësimi i performancës së funksioneve......

“Bord kombëtar për të informuar qytetarët” - Rama: Duhet ta krijojmë që të sigurojmë informacion të saktë
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në konferencën e gjashtë kombëtare “Për të drejtën për informim” gjatë fjalës së tij përgëzoi progresin e Shqipërisë përsa i......

Yield-i i bonove 12-mujore “prek fundin” - Norma mesatare zbret në 3.28%, favorizuese për qeverinë
Ankandet e bonove të thesarit janë një mekanizëm që përdoret nga Banka e Shqipërisë për të menaxhuar likuiditetin dhe për të financuar nevojat e përkohshme të......

34 bashki, në “revansh” taksat dhe tarifat - Cilët janë të “mëdhenjtë” me perfomancë pozitive dhe negative?
Vetëm 34 nga 61 bashki, kanë arritur që të kenë një performancë pozitive të mbledhjes së të ardhurave gjatë vitit që lamë pas, ndërkohë që 27 bashkitë e......

Konferenca kombëtare e të drejtës për informim, Komisioneri Dervishi: Ja sfidat me të cilat përballet e drejta për informim dhe transparenca!
Në fjalën e mbajtur gjatë Konferencës VI Kombëtare për të Drejtën për Informim, Komisioneri Besnik Dervishi tha se edhe pse Shqipëria ka një kuadër ligjor të......