Norvegjia “miraton” minierat në det - Ofrohen për eksplorim zona të mëdha në shtratin e Arktikut

Norvegjia mund të bëhet vendi i parë në botë që nis aktivitetin e minierave komerciale nënujore me shpresën e nxjerrjes së mineraleve të nevojshme për panelet diellore, turbinat e erës dhe bateritë për automjetet elektrike.
Ministria e Energjisë sqaroi me anë të një deklarate për mediat se bota ka nevojë për minerale për tranzicionin e gjelbër dhe qeveria dëshiron të hetojë nëse është e mundur të nxirren në mënyrë të qëndrueshme minerale nga shtrati i detit në shelfin kontinental norvegjez.
Vlerësimet zyrtare paraprake tregojnë akumulime të konsiderueshme të metaleve dhe mineraleve, nga bakri e deri te mineralet e rrallë.
Në janar, parlamenti i Norvegjisë votoi për hapjen e rreth 280.000 kilometrave katrorë të shtratit të detit për eksplorimin e mineraleve. Qeveria ofroi zona që mbulojnë rreth 38% për qind të sipërfaqes së miratuar dhe i zgjodhi në bazë të interesit për sektorin minerar. Ambientalistët synojnë të kundërshtojnë planet e qeverisë në gjykatë.
Zona e ofruar për kërkime është shumë e madhe duke pasur parasysh paralajmërimet e shkencëtarëve për ndikimin e mundshëm në ekosistemet e ndjeshme, theksoi Greenpeace.
Hulumtimi i planifikuar kundërshtohet gjithashtu nga vende të tilla si Franca dhe Parlamenti Europian, duke bërë thirrje për një moratorium global për studimin më të mirë të ndikimit në organizmat në thellësi të detit.
Qeveria norvegjeze pretendon se faza fillestare e eksplorimit do të ketë ndikim minimal mbi organizmat dhe se kompanitë do të duhet të marrin një leje të veçantë minerare.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Konsumatorët gjermanë, të “shtrënguar” financiarisht - Pas katër muajsh përmirësimi, bie sërish besimi në ekonomi
Konsumatorët gjermanë po i mbajnë kuletat e tyre të mbyllura, pasi besimi i konsumatorëve në vend është dobësuar pas katër muajsh pozitivë. Dhe me këto të......

Ashpërsohet beteja për litiumin - SHBA dhe Kina, në luftë për “arin e bardhë” të Argjentinës
Në Andet argjentinase, në Puna, një vend me erëra të akullta dhe temperatura të ftohta, shtrihet ai që dikur ishte qyteti i begatë i ‘Mina La Casualidad’.......

OECD certifikon progresin e Shqipërisë-Vendi ynë lider për rajonin në 13 nga 15 dimensionet e Raportit
Në Konferencën e Nivelit të Lartë për Evropën Juglindore në Paris ku u prezantua Raporti i OECD për Konkurrueshmërinë 2024 (viti 2023 krahasuar me vitin 2021)......

Balluku inspekton aksin Thumanë-Kashar: Autostradë e kategorisë A, hapet për qarkullim pasditen e 30 qershorit!
Në aksin rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, pothuajse kanë përfunduar plotësisht punimet. Kanë mbetur detajet e fundit të kësaj vepre, e cila do të......

Kuvendi, 18 rekomandime për Bankën e Shqipërisë - Miratohet rezoluta, në fokus integrimi në SEPA dhe subjektet financiare jo banka
Brenda një periudhe një vjeçare, Banka Qendrore duhet të plotësojë 18 rekomandime të përcaktuara nga Kuvendi. Është miratuar nga anëtarët e Komisionit......

Rriten me 30% gjobat për ndotësit e mjedisit - Shalsi: Të forcohen strukturat për menaxhimin e mbetjeve
Rritja e gjobave me 30% për bizneset dhe individët që ndotin mjedisin, duhet të shoqërohet me forcimin e kapaciteteve administrative për menaxhimin e tyre. Ky......

Mark Rutte, sekretari i ri i përgjithshëm i NATO - Zëvendëson në 1 tetor Stoltenberg pas 10 vitesh
NATO emëroi kryeministrin holandez Mark Rutte si Sekretarin e Përgjithshëm të saj të ardhshëm. Rutte, 57 vjeç, do të marrë detyrën e shefit të NATO-s më 1......

Sa rritet paga për mësuesit, mjekët e ushtarakët? - Shtesa edhe për infermierët, punonjësit e burgjeve, apo zjarrfikësit
Rritja e pagave do të jetë e ndryshme për punonjësit e administratës publike, teksa ministrat kanë detajuar shtesat, sipas sektorëve. Për ushtarakët rritja......