OECD certifikon progresin e Shqipërisë-Vendi ynë lider për rajonin në 13 nga 15 dimensionet e Raportit

Në Konferencën e Nivelit të Lartë për Evropën Juglindore në Paris ku u prezantua Raporti i OECD për Konkurrueshmërinë 2024 (viti 2023 krahasuar me vitin 2021) për vendet e Ballkanit Perëndimor, u certifikua progresi i Shqipërisë.
Raporti Competitiveness Outlook, vlerëson politikat e vendeve të Evropës Juglindore në 15 dimensione kryesore, duke analizuar 440 indikatorë të ndryshëm ekonomikë e sektorialë për të ndihmuar ekonomitë e rajonit të përmirësojnë politikbërjen dhe të rrisin konkurrueshmërinë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka thënë se ky raport është thelbësor ku finalizohet agjenda e reformave.
Shqipëria ka shënuar progres të madh në shumë dimensione, duke përfshirë politikat e punësimit, turizmit, ato tregtare, mjedisin e bujqësinë, energjinë, aksesin në financë, politikat anti-korrupsion, edukimin, shoqërinë digjitale, nxitjen e investimeve, etj! Vendi ynë është lider për rajonin në 13 nga 15 dimensionet e Raportit!
Qeveria Shqiptare është e angazhuar të ndjekë dhe zbatojë rekomandimet e raportit, duke synuar një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese, të orientuar drejt tranzicionit të gjelbër dhe dixhital, me politika të përfshirjes sociale dhe punësimit që sigurojnë integrimin dinjitoz të Shqipërisë në BE.
Alida Lula /SCAN
Sondazh

Balluku inspekton aksin Thumanë-Kashar: Autostradë e kategorisë A, hapet për qarkullim pasditen e 30 qershorit!
Në aksin rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, pothuajse kanë përfunduar plotësisht punimet. Kanë mbetur detajet e fundit të kësaj vepre, e cila do të......

Kuvendi, 18 rekomandime për Bankën e Shqipërisë - Miratohet rezoluta, në fokus integrimi në SEPA dhe subjektet financiare jo banka
Brenda një periudhe një vjeçare, Banka Qendrore duhet të plotësojë 18 rekomandime të përcaktuara nga Kuvendi. Është miratuar nga anëtarët e Komisionit......

Rriten me 30% gjobat për ndotësit e mjedisit - Shalsi: Të forcohen strukturat për menaxhimin e mbetjeve
Rritja e gjobave me 30% për bizneset dhe individët që ndotin mjedisin, duhet të shoqërohet me forcimin e kapaciteteve administrative për menaxhimin e tyre. Ky......

Mark Rutte, sekretari i ri i përgjithshëm i NATO - Zëvendëson në 1 tetor Stoltenberg pas 10 vitesh
NATO emëroi kryeministrin holandez Mark Rutte si Sekretarin e Përgjithshëm të saj të ardhshëm. Rutte, 57 vjeç, do të marrë detyrën e shefit të NATO-s më 1......

Sa rritet paga për mësuesit, mjekët e ushtarakët? - Shtesa edhe për infermierët, punonjësit e burgjeve, apo zjarrfikësit
Rritja e pagave do të jetë e ndryshme për punonjësit e administratës publike, teksa ministrat kanë detajuar shtesat, sipas sektorëve. Për ushtarakët rritja......

Pagat në shtet kalojnë pragun 1 mijë euro në muaj - Rritje nga 1 korriku për disa kategori/ Indeksohen të gjitha pagat e tjera
Nga 1 korriku disa kategori punonjësish në administratën publike do të përfitojnë një rritje të ndjeshme të pagesës mujore, duke bërë që paga mesatare në shtet......

Qytetarët e bizneset paguajnë, por nuk marrin shërbime - Haxhimali: Bashkitë po shpopullohen, asnjë progres ekonomik
Qeveria vendore nuk arrin të përmbushë detyrimin për të ofruar shërbime publike në nivelin e duhur për qytetarët. Nga vlerësimi i performancës së funksioneve......

“Bord kombëtar për të informuar qytetarët” - Rama: Duhet ta krijojmë që të sigurojmë informacion të saktë
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në konferencën e gjashtë kombëtare “Për të drejtën për informim” gjatë fjalës së tij përgëzoi progresin e Shqipërisë përsa i......