Ndërtimi i Portit të ri tregtar në Porto Romano - Qeveria autorizon Autoritetin Portual të negociojë drejtpërdrejt me “Royal Haskoning”

Këshilli i Ministrave ka autorizuar Autoritetin Portual Durrës për të negociuar drejtpërdrejt dhe për të lidhur marrëveshje konsulence me subjektin ndërkombëtar “Royal Haskoning DHV”. Sipas vendimit të qeverisë, negocimi do të kryhet për proceset e konkurrimit, kontraktimit, ndërtimit dhe mbikëqyrjes së portit të ri të integruar të Durrësit në Porto Romano.
Po ashtu, specifikohet se autorizimi për Autoritetit Portual Durrës do të qëndrojë në fuqi jo më shumë se 3 vjet nga hyrja në fuqi e ndryshimeve të bëra në ligjin “Për prokurimin publik”.
Porti i ri tregtar në Porto Romano do të ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit, dhe jo me financim të huaj sikurse parashikohej në ligjin fillestar të buxhetit 2024. Përmes Aktit Normativ të miratuar në muajin shkurt, për këtë vepër portuale u akorduan 9.88 mld lekë.
Po ashtu, u parashikua mbështetje buxhetore me 14.7 mld lekë për vitet buxhetore 2025 dhe 2026. Në buxhetin fillestar financimi ishte parashikuar në vlerën e 50 mln lekëve, ndërsa 8.66 mld lekë të tjera parashikohej të siguroheshin nga financimi i huaj.
Ndërkaq, sipas relacionit shoqërues të Aktit Normativ në Kuvend, argumentet në mbështetje të këtij ndryshimi lidheshin kryesisht me rëndësinë strategjike të projektit madhor, i cili përmbush standardet ndërkombëtare, teknologjikisht të përparuara dhe ekologjike, të cilat do të garantojnë plotësimin e kërkesave të Shqipërisë dhe vendeve të Rajonit sa i takon transportit detar.
Sipas relacionit Porti i ri në Porto Romano do të krijojë një hapësirë logjistike, që do të shërbejë si qendër për rritjen e mëtejshme ekonomike për zonën Tiranë - Durrës dhe trajtimin e ngarkesave tranzit në port.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Norvegjia “miraton” minierat në det - Ofrohen për eksplorim zona të mëdha në shtratin e Arktikut
Norvegjia mund të bëhet vendi i parë në botë që nis aktivitetin e minierave komerciale nënujore me shpresën e nxjerrjes së mineraleve të nevojshme për panelet......

Konsumatorët gjermanë, të “shtrënguar” financiarisht - Pas katër muajsh përmirësimi, bie sërish besimi në ekonomi
Konsumatorët gjermanë po i mbajnë kuletat e tyre të mbyllura, pasi besimi i konsumatorëve në vend është dobësuar pas katër muajsh pozitivë. Dhe me këto të......

Ashpërsohet beteja për litiumin - SHBA dhe Kina, në luftë për “arin e bardhë” të Argjentinës
Në Andet argjentinase, në Puna, një vend me erëra të akullta dhe temperatura të ftohta, shtrihet ai që dikur ishte qyteti i begatë i ‘Mina La Casualidad’.......

OECD certifikon progresin e Shqipërisë-Vendi ynë lider për rajonin në 13 nga 15 dimensionet e Raportit
Në Konferencën e Nivelit të Lartë për Evropën Juglindore në Paris ku u prezantua Raporti i OECD për Konkurrueshmërinë 2024 (viti 2023 krahasuar me vitin 2021)......

Balluku inspekton aksin Thumanë-Kashar: Autostradë e kategorisë A, hapet për qarkullim pasditen e 30 qershorit!
Në aksin rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, pothuajse kanë përfunduar plotësisht punimet. Kanë mbetur detajet e fundit të kësaj vepre, e cila do të......

Kuvendi, 18 rekomandime për Bankën e Shqipërisë - Miratohet rezoluta, në fokus integrimi në SEPA dhe subjektet financiare jo banka
Brenda një periudhe një vjeçare, Banka Qendrore duhet të plotësojë 18 rekomandime të përcaktuara nga Kuvendi. Është miratuar nga anëtarët e Komisionit......

Rriten me 30% gjobat për ndotësit e mjedisit - Shalsi: Të forcohen strukturat për menaxhimin e mbetjeve
Rritja e gjobave me 30% për bizneset dhe individët që ndotin mjedisin, duhet të shoqërohet me forcimin e kapaciteteve administrative për menaxhimin e tyre. Ky......

Mark Rutte, sekretari i ri i përgjithshëm i NATO - Zëvendëson në 1 tetor Stoltenberg pas 10 vitesh
NATO emëroi kryeministrin holandez Mark Rutte si Sekretarin e Përgjithshëm të saj të ardhshëm. Rutte, 57 vjeç, do të marrë detyrën e shefit të NATO-s më 1......