Turqia po kthehet drejt BRICS - Ankaraja, e “zemëruar” për ngecjen e bisedimeve me BE

Më pak se një vit pas zgjerimit të tij të madh, grupimi BRICS i tregjeve në zhvillim, përfshirë Rusinë dhe Kinën, është gati të forcojë lidhjet me një ekonomi tjetër. Turqia po i afrohet grupit BRICS dhe këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm turk. Lëvizja e saj pasqyron zhgënjimin në rritje të Ankarasë me mungesën e gjatë të përparimit në bisedimet e saj të pranimit në BE.
Siç theksoi ai, “negociatat me vendet anëtare të BRICS po vazhdojnë dhe po shkojnë mirë”, ndërsa sqaroi se “nëse BE do të kishin pasur vullnetin për të bërë një hap përpara me Ankaranë, atëherë këndvështrimi për çështje të caktuara mund të kishte qenë ndryshe”.
Ai shtoi se vendi ka një aleancë ushtarake me NATO-n, por aleanca ekonomike nuk është arritur ende dhe për këtë arsye po shqyrtohen mundësi të reja. Ankaraja është përpjekur të ringjallë bisedimet e ngrira me BE-në, partnerin e saj më të madh tregtar, mbi ofertën e saj për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ajo po promovon aleanca të tjera që vlerëson se do ta ndihmojnë atë të zgjerojë ekonominë e Turqisë prej 1 trilion dollarësh
Grupi BRICS quhet kështu me akronimin e inicialeve të anëtarëve të tij themelues, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, vendi i parë që iu bashkua frontit pas formimit të tij. Vendet anëtare të saj po zhvillojnë një sistem kreditimi dhe tregtimi mes tyre që paguhet në monedhat e tyre vendase, gjë që Ankaraja e mirëpret. Synimi i tyre është të kufizojnë ekspozimin e sistemeve të tyre financiare ndaj dollarit, me përpjekjet e tyre të intensifikuara pas vendimit të Perëndimit për të kapur asetet ruse.
Në fillim të vitit 2024, tubimi i tyre u zgjerua duke përfshirë Iranin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopinë dhe Egjiptin. Në të njëjtën kohë, megjithatë, shumë vende të tjera kanë shprehur interes për t'u bashkuar me frontin e të ashtuquajturit “Jugu Global”, ndërsa BRICS tashmë po shqyrton kërkesat e shumë vendeve. Për shumë vite, Turqia ka qenë anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe gjithashtu e sistemit europian të mbrojtjes.
Megjithatë, ajo nuk arriti të çojë përpara bisedimet për anëtarësimin e saj në BE, të cilat në thelb kanë mbetur në ngërç që nga fillimi i tyre në vitin 2005. Arsyeja ka të bëjë me një sërë pengesash me të cilat përballet, ndër të cilat është akuza kryesore që i drejtohet nga BE-ja për mungesën e demokracisë në vend.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

A është ky fundi i pushimeve jashtë sezonit? - Pasojat e ndryshimeve klimatike, kompanitë riplanifikojnë udhëtimet
Destinacionet verore shoqërohen shpesh me turma njerëzish dhe radhë të gjata. Sidomos në atraksionet më të famshme të botës, veçanërisht në sezonet e larta......

Ndërtimi i Portit të ri tregtar në Porto Romano - Qeveria autorizon Autoritetin Portual të negociojë drejtpërdrejt me “Royal Haskoning”
Këshilli i Ministrave ka autorizuar Autoritetin Portual Durrës për të negociuar drejtpërdrejt dhe për të lidhur marrëveshje konsulence me subjektin......

Norvegjia “miraton” minierat në det - Ofrohen për eksplorim zona të mëdha në shtratin e Arktikut
Norvegjia mund të bëhet vendi i parë në botë që nis aktivitetin e minierave komerciale nënujore me shpresën e nxjerrjes së mineraleve të nevojshme për panelet......

Konsumatorët gjermanë, të “shtrënguar” financiarisht - Pas katër muajsh përmirësimi, bie sërish besimi në ekonomi
Konsumatorët gjermanë po i mbajnë kuletat e tyre të mbyllura, pasi besimi i konsumatorëve në vend është dobësuar pas katër muajsh pozitivë. Dhe me këto të......

Ashpërsohet beteja për litiumin - SHBA dhe Kina, në luftë për “arin e bardhë” të Argjentinës
Në Andet argjentinase, në Puna, një vend me erëra të akullta dhe temperatura të ftohta, shtrihet ai që dikur ishte qyteti i begatë i ‘Mina La Casualidad’.......

OECD certifikon progresin e Shqipërisë-Vendi ynë lider për rajonin në 13 nga 15 dimensionet e Raportit
Në Konferencën e Nivelit të Lartë për Evropën Juglindore në Paris ku u prezantua Raporti i OECD për Konkurrueshmërinë 2024 (viti 2023 krahasuar me vitin 2021)......

Balluku inspekton aksin Thumanë-Kashar: Autostradë e kategorisë A, hapet për qarkullim pasditen e 30 qershorit!
Në aksin rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, pothuajse kanë përfunduar plotësisht punimet. Kanë mbetur detajet e fundit të kësaj vepre, e cila do të......

Kuvendi, 18 rekomandime për Bankën e Shqipërisë - Miratohet rezoluta, në fokus integrimi në SEPA dhe subjektet financiare jo banka
Brenda një periudhe një vjeçare, Banka Qendrore duhet të plotësojë 18 rekomandime të përcaktuara nga Kuvendi. Është miratuar nga anëtarët e Komisionit......