Efekti i turizmit rriti tregtinë me pakicë - “Zgjerohet” me 4.9% në tremujorin e parë 2024

Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit e shitjeve në vlerë shënoi rritje në vlerë me 4.9% në tremujorin e parë 2024 krahasuar me një vit më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur me 1.7%, krahasuar me tremujorin paraardhës, raportoi INSTAT.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar si ka ndryshuar volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë gjatë periudhës janar-mars të vitit aktual. Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë hidrokarburet, volumi i shitjeve në tremujorin e parë 2024 është rritur me 6% krahasuar me një vit më pare.
Nëse analizojmë ndryshimin vjetor në grupet kryesore, vëmë re se rritja më e lartë e volumit të shitjeve i atribuohet grupit “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, me 6.7 %, më pas ndjek grupi “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, ku volumi i shitjeve është rritur 5.3 %. Ndërsa, në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 2.3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.
Nga ana tjetër, ky ndryshim vjetor në rritje prej 4.9% në volumin e shitjeve ka ardhur si rezultat i kontributit të disa grupeve ku specifikisht grupi “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” ka kontribuar me 2.9 pikë përqindje. Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me 1.6 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me 0.4 pikë përqindje.
Ndërsa, në terma tremujorë ndryshimet në tregtinë me pakicë sipas grupeve paraqiten si më poshtë: Në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht është rritur me 1.9%, krahasuar me tremujorin e 4-ët të vitit 2023. Po ashtu, volumi i shitjeve, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 3.1 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në të kundërt ,në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, konstatohet një rënie me 0.9 % krahasuar me tremujorin paraardhës.
Armela Duka / SCAN
Sondazh

Qershori i paqëndrueshëm për tregjet e këmbimit valutor - Euro dhe Jeni, monedhat më të dobëta!
Qershori është një muaj i paqëndrueshëm për tregjet e këmbimit valutor mes dinamikës së shqetësuar ekonomike dhe politike globale. Ndërsa ndjenja e neverisë......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan behet sot me 93.1 lekë dhe shitet me 94.1 lekë duke e nisur ditën negativisht dhe në rënie në raport e ditën e djeshme. Euro blihet sot me......

Zyrë e posaçme për gjurmimin e pasurive të krimit - Akses në të dhëna sekrete për luftimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar
Zyra e Rikuperimit të Pasurive do të ngrihet si strukturë e posaçme qendrore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kjo zyrë do të gjurmojë......

Turqia po kthehet drejt BRICS - Ankaraja, e “zemëruar” për ngecjen e bisedimeve me BE
Më pak se një vit pas zgjerimit të tij të madh, grupimi BRICS i tregjeve në zhvillim, përfshirë Rusinë dhe Kinën, është gati të forcojë lidhjet me një ekonomi......

A është ky fundi i pushimeve jashtë sezonit? - Pasojat e ndryshimeve klimatike, kompanitë riplanifikojnë udhëtimet
Destinacionet verore shoqërohen shpesh me turma njerëzish dhe radhë të gjata. Sidomos në atraksionet më të famshme të botës, veçanërisht në sezonet e larta......

Ndërtimi i Portit të ri tregtar në Porto Romano - Qeveria autorizon Autoritetin Portual të negociojë drejtpërdrejt me “Royal Haskoning”
Këshilli i Ministrave ka autorizuar Autoritetin Portual Durrës për të negociuar drejtpërdrejt dhe për të lidhur marrëveshje konsulence me subjektin......

Norvegjia “miraton” minierat në det - Ofrohen për eksplorim zona të mëdha në shtratin e Arktikut
Norvegjia mund të bëhet vendi i parë në botë që nis aktivitetin e minierave komerciale nënujore me shpresën e nxjerrjes së mineraleve të nevojshme për panelet......

Konsumatorët gjermanë, të “shtrënguar” financiarisht - Pas katër muajsh përmirësimi, bie sërish besimi në ekonomi
Konsumatorët gjermanë po i mbajnë kuletat e tyre të mbyllura, pasi besimi i konsumatorëve në vend është dobësuar pas katër muajsh pozitivë. Dhe me këto të......