Shqipëria Postuar më 27 Qershor 2024, 11:49

Shqiptarët, blerje rekord diamantesh e metalesh të çmuara - Shifrat e INSTAT tregojnë rritje historike të importeve në 2 muajt e fundit

Nga SCAN TV
Shqiptarët, blerje rekord diamantesh e metalesh të

Shqiptarët kanë rritur ndjeshëm kërkesën për diamante dhe metale të tjera  të çmuara. Shifrat e tregtisë së jashtme, të publikuara nga INSTAT, tregojnë se maji i këtij viti ka njohur një nivel historik të importit të tyre, duke arritur shifrën e 679 milionë lekëve. Tendencë rritje të fortë ka pasur edhe muaji i kaluar.

Në total, në 5 muaj Shqipëria ka importuar diamante dhe metale të tjera të çmuara në vlerë rreth 2.4 miliardë lekë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, janar-maj 2023,  kjo shifër ishte 1.6 miliardë lekë.

E konvertuar në peshë, mesatarisht Shqipëria ka importuar në muaj e mëparshëm 4-10 mijë kilogramë. Kurse në dy muajt e fundit, pesha e importeve të gurëve dhe metaleve të çmuara ka arritur në 46 dhe 52 mijë kilogramë.

Nëse analizojmë tendencën historike, importi i gurëve dhe metaleve të çmuara arrinte rekordin vjetor në festat e fundvitit por këtë vit, tendenca duket se është ndryshe.

Janë dy muaj të këtij viti ku Shqipëria ka importuar në shifra rekord, ndryshe nga vitet e mëparshme; në muajin shkurt ku festohet Shën Valentini dhe në muajin maj.

Nëse tendenca e importit në muajt në vijim do të vijojë të jetë e tillë, atëhere mund të projektohet një rekord historik vjetor i importit të diamanteve dhe metaleve të çmuara ai ari, argjendi etj.

Përveç përdorimeve të tjera, zotërimi i gurëve dhe metaleve të çmuara është një alternativë e rëndësishme investimi.

Sondazh

Poll
Shqipëria 27 Qershor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan behet sot me 93.1 lekë dhe shitet me 94.1 lekë duke e nisur ditën negativisht dhe në rënie në raport e ditën  e djeshme. Euro blihet sot me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat