Shqipëria Postuar më 27 Qershor 2024, 13:04

Depozitat i rikthehen rritjes pas 4 muajsh - Leku vijon të mbetet dominues edhe gjatë majit

Nga SCAN TV
Depozitat i rikthehen rritjes pas 4 muajsh - Leku vijon të mbetet dominues

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat bankare në muajin maj të këtij viti paraqiten me rritje pas rënies së vazhdueshme që nga muaji janar. Shifrat tregojnë se depozitat e përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë (që përjashtojnë depozitat e qeverisë, institucioneve të tjera financiare, të jorezidentëve) në fund të muajit maj  kishin vlerën e 1.30 trilionë  lekëve, në rritje me 0.88% krahasuar me muajin paraardhës. Me bazë vjetore, depozitat e përfshira në paranë e gjerë shënuan një rritje të konsiderueshme me 3.83%.

Krahas analizës së përgjithshme të depozitave, “Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar trendin e lëvizjes së depozitave, sipas monedhës. Të dhënat për muajin  e 5-stë të këtij viti tregojnë se likuiditeti  në sektorin bankar si në monedhën vendase dhe në atë europiane, po paraqitet me rritje krahasuar me muajin prill. Sa i përket depozitave në lekë, rritja  mujore përllogaritet në 1.4% ku depozitat kanë arritur  pranë 589 miliardë lekëve, nga 580 miliardë që regjistroheshin një muaj më parë. Nga ana tjetër, depozitat në valutë kanë prekur  vlerën e 711 miliardë lekëve duke regjistruar një rritje  më të vogël se depozitat në lekë, prej 0.43%.

Edhe nëse analizën e shtrijmë në harkun kohor të një viti, konfirmohet e njëjta gjë. Pasi në terma vjetorë  vlera e depozitave në lekë  paraqitet me një rritje prej 8.7% ndërkohë që vlera e përgjithshme e depozitave në valutë është vetëm 0.11% më e lartë se një vit më parë.

Rritja e depozitave bankare gjatë  këtij muaji është rezultat i disa faktorëve, një ndër kryesorët eshtë edhe inflacioni në nivele të qëndrueshme  I cili vlerësohet të ketë rritur aftësitë e familjeve shqiptare për të kursyer. Por ky ekspansion i përgjithshëmi  depozitave në paranë e gjerë ka ardhur edhe  si pasojë e kontributit pozitiv të shumicës së agregatëve monetarë.

Armela Duka/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 27 Qershor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan behet sot me 93.1 lekë dhe shitet me 94.1 lekë duke e nisur ditën negativisht dhe në rënie në raport e ditën  e djeshme. Euro blihet sot me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat