Moti i keq përfshin vendin – OSHEE: Ekipet e OSSH ndodhen në gatishmëri të plotë!

OSHEE Group ka bërë me dije se sikurse ishte parashikuar, vendi ynë është gjendur në kushte atmosferike të këqija, karakterizuar me reshje të dendura shiu, shoqëruar me breshër, erë e fortë dhe shkarkesa atmosferike.
Sipas njoftimit ekipet e OSSH ndodhen në gatishmëri të plotë dhe kanë reaguar në kohë për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.
“Sqarojmë se kohëzgjatja e rregullimit të avarisë varet nga kushtet e motit, ndaj kërkojmë mirëkuptimin e klientëve tanë’, thuhet në njoftim.
Gjithashtu në informacionin e publikuar theksohet se të gjithë linjat e Tensionit të Lartë 35kV, Nënstacionet si dhe Fiderat Tensioni/Mesëm 20/10/6kV që furnizojnë me energji elektrike Hidrovorët dhe institucionet e rëndësishme, ndodhen në funksion të plotë.
OSHEE informon se sa i takon furnizimit me energji elektrike në tërësi, probleme të theksuara janë shfaqur në rajonet Shkodër, Burrel dhe Krujë, për të cilat po merren masa nga ekipet e terrenit.
“I bëjmë thirrje konsumatorëve t’i drejtohen kanaleve tona të komunikimit, si dhe numrit unik call center 042274141 për të raportuar problematika të furnizimit me energji elektrike”, shkruhet në njoftim.
SCAN
Sondazh

Detaje të reja për taksën mbi ndërtesat - Vendosen afate, Kadastra Fiskale do të jetë gati në fund të 2026-ës
Kadastra fiskale e cila është element kyç për zbatimin siç duhet të ligjit për taksimin e pasurive, do të jetë gati në fund të vitit 2026. Në dokumentin e......

Më 28 Qershor shpallen të dhënat e Censit 2023 - Del në pah numri real i popullsisë dhe banesave, si dhe situata ekonomike
“Më datën 28 Qershor, INSTAT ka parashikuar të publikojë të dhënat Censit2023 për popullsinë dhe banesat. Të dhëna të cilat do të japin një panoramë të qartë......

Depozitat i rikthehen rritjes pas 4 muajsh - Leku vijon të mbetet dominues edhe gjatë majit
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat bankare në muajin maj të këtij viti paraqiten me rritje pas rënies së vazhdueshme që nga muaji janar.......

Më shumë kreditim për ekonominë në maj - Totali regjistrohet në rreth 783 mld lekë, rritje me gati 10% në një vit
Kredia për ekonominë ka shënuar sërish rritje në muajin Maj të këtij viti duke arritur në një total prej 782.9 miliardë lekësh, nga 770.9 miliardë në muajin......

Shqiptarët, blerje rekord diamantesh e metalesh të çmuara - Shifrat e INSTAT tregojnë rritje historike të importeve në 2 muajt e fundit
Shqiptarët kanë rritur ndjeshëm kërkesën për diamante dhe metale të tjera të çmuara. Shifrat e tregtisë së jashtme, të publikuara nga INSTAT, tregojnë se maji......

Strategji e re për Parandalimin e Pastrimit të Parave - Dokumenti, për konsultim publik. Cilat janë 4 prioritetet bazë deri në vitin 2030?
Shqipëria pritet të ketë një strategji të re kombëtare për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit deri në vitin 2030. Autoriteti i......

Efekti i turizmit rriti tregtinë me pakicë - “Zgjerohet” me 4.9% në tremujorin e parë 2024
Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit e shitjeve në vlerë shënoi rritje në vlerë me 4.9% në......

Qershori i paqëndrueshëm për tregjet e këmbimit valutor - Euro dhe Jeni, monedhat më të dobëta!
Qershori është një muaj i paqëndrueshëm për tregjet e këmbimit valutor mes dinamikës së shqetësuar ekonomike dhe politike globale. Ndërsa ndjenja e neverisë......