Shqipëria Postuar më 28 Qershor 2024, 11:08

Panelet diellore, rregulla të reja për lidhjen me rrjetin - Vetëprodhuesit ndahen në kategori. Lehtësim procedurash dhe reduktim kostosh

Nga SCAN TV
Panelet diellore, rregulla të reja për lidhjen me rrjetin -

Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik rregulloren e re për lidhjen me rrjetin elektrik, që parashikon një sërë ndryshimesh nga ajo që është në fuqi. Parashikimet e reja vijnë pas propozimeve të bëra nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, me qëllim reduktimin e kohës së ofrimit të shërbimit, kostove  dhe lehtësimin e procedurave për konsumatorët.

Një nga ndryshimet kryesore në rregullore lidhet me përcaktimin e kërkesave që duhet të përmbushin vetëprodhuesit e energjisë nga dielli për t’u lidhur me rrjetin e shpërndarjes. Rregullorja e re i ndan konsumatorët në 3 kategori, në varësi të kapacitetit total të instaluar.

Kategoria e parë përfshin kapacitetin 0-20 kWp, ndërsa kategoria e dytë përfshin impiantet 21- 50 kWp. Tashmë nga këta vetëprodhues të energjisë nuk është e nevojshme të dorëzohet projekti i miratuar nga persona fizikë dhe juridikë të licencuar, teksa pjesa tjetër e dokumenteve përfshin: Kërkesën, deklaratën e konsumit mesatar përgjatë një viti, propozimin mbi modelin e matësit me dy drejtime, skemën e matjes neto, relacionin teknik, aktkolaudimin e sistemit, etj.

Ndërkaq, në kategorinë e tretë të vetëprodhuesve të energjisë nga dielli përfshihet kapaciteti 51 – 500 kWp. Dokumenti shtesë që kërkohet nga këta autokonsumatorë, në ndryshim nga 2 kategoritë e tjera është leja nga bashkia për “punime që kryhen me deklaratë paraprake punimesh”, sipas vendimit të qeverisë për rregulloren e zhvillimit të territorit.

Rregullorja parashikon ndryshime edhe në drejtim të dokumentacionit që kërkohet për lidhjen e burimeve gjeneruese, sikurse janë hidorcentralet, centraelet fotovoltaike dhe ato eolike.

Ola Mitre / SCAN

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......