Publikohen të dhënat-Çfarë tregon CENSI 2023 për Shqipërinë
2 milionë e 412 mijë e 113 banorë! Ky është numri zyrtar i popullsisë së banon në Shqipëri. Shifra u bë publike nga vetë drejtuesja e INSTAT në ceremoninë e posaçme të mbajtur me rastin e publikimit të të dhënave.
“Ky cens, vlerësoi se në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023 janë 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 mijë e 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 milionë e 82 mijë e 529 banesa” deklaroi drejtuesja e Instat, Elsa Dhuli.
Nëse krahasojmë shifrat me ato të Censit 2011, rezulton se popullsia e vendit ka rreth 420 mijë banorë më pak.
Të dhënat e detajuara të Censit do të sigurojnë jo vetëm një vëzhgim të gjendjes aktuale të popullsisë së Shqipërisë, që përfshin aspektet sociale, ekonomike, lëvizjet demografike etj por do të përmbajë dhe të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera.
Dhe me gjenerimin e të dhënave, pushteti vendor dhe ai qendor do të kenë mundësinë që të ndërmarrin politika konkrete dhe më të mirëorientuara, që lidhen me zhvillimin e ekonomisë, me bizneset, orientimin e masave mbështetëse si dhe ndihmës sociale dhe ekonomike.
Nga ana tjetër të dhënat do të prodhojnë edhe një diagnozë të problematikave, situatës reale social-ekonomike dhe shkaqeve të emigrimit, mbi të cilat mund të ndërmerren politika frenuese.
Ky është censi i 12-të në historinë e Shqipërisë, i cili vjen 100 vjet pas censit të parë, zhvilluar në vitin 1923.
Censi i Popullsisë dhe Banesave ka nisur më 18 shtator 2023 , një proces që është kryer nga 7500 anketues dhe u përmbyll me 15 Nëntor.
SCAN
Sondazh

Shtohen pikat e këmbimit valutor, pakësohen degët bankare - Raporti/ BSH licencoi 52 “exchange” gjatë vitit të kaluar
Deri në fund të vitit 2023, në Shqipëri numëroheshin gjithsej 11 banka, 39 subjekte financiare jobanka, 621 zyra të këmbimit valutor, 16 shoqëri të......

Bizneset morën më pak hua në maj - “Tregtia me shumicë dhe me pakicë” kryeson me 35.2% të totalit të kreditimit
Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vlera totale e huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel korporatash jofinanciare......

Panelet diellore, rregulla të reja për lidhjen me rrjetin - Vetëprodhuesit ndahen në kategori. Lehtësim procedurash dhe reduktim kostosh
Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik rregulloren e re për lidhjen me rrjetin elektrik, që parashikon një sërë ndryshimesh nga ajo që......

Udhëheqësit e BE-së zgjedhin von der Leyen për një mandat të dytë si presidente të KE-së!
Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord të emërojnë Ursula von der Leyen të Gjermanisë për një mandat të dytë pesë-vjeçar si presidente e Komisionit......

FMN: Fed duhet të mbajë normat e interesit aty ku janë deri në ‘të paktën’ në fund të vitit!
Rezerva Federale duhet të presë për të ulur normat e interesit deri në "të paktën" në fund të vitit, sipas kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar. SHBA-ja është......

Pas reshjeve masive Italia do të përfshihet nga i nxehti rekord këtë fundjavë!
Pasi reshjet e mëdha të shiut në fillim të kësaj jave shkaktuan përmbytje të rënda në Itali, vendi i Europës Jugore po përgatitet tani për rikthimin e......

BE rikthen tarifat për mallrat nga Ukraina - Përfshihen disa produkte si vezët dhe sheqeri
Komisioni Europian po nxiton të rivendosë masën për kufizimin e importeve të produkteve ukrainase përmes mekanizmit të kontrollit të hyrjes së mallrave jashtë......

Debati televiziv Biden-Trump - Nuk ka shtrëngim duarsh, por akuza të forta reciproke
Në kuadër të zgjedhjeve presidenciale amerikane 2024, u zhvillua debati i parë mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden e Donald Trump. Argumentet e......