Shqipëria Postuar më 28 Qershor 2024, 13:19

82.5% e familjeve shqiptare janë pronare të shtëpive - Numri i banesave rritet me mbi 70 mijë, 36.4% janë ndërtuar pas vitit 2001

Nga SCAN TV
82.5% e familjeve shqiptare janë pronare të shtëpive - Numri i

Në 12 vite numri i banesave të reja të ndërtuara në Shqipëri për qëllime banimi është rritur me 70 mijë e 467. Të dhënat zyrtare të Censit 2023, tregojnë se aktualisht janë të regjistruara 1.082.529 banesa të zakonshme.

Referuar të dhënave, 47% e qytetarëve shqiptarë jetojnë në shtëpi individuale, 39.% në pallate, 8.1 % në  banesa pjesërisht të veçuara dhe 5% jetojnë në shtëpi në rend tarracor.

Sa i takon pronësisë, të dhënat tregojnë se 82.5% e njësive ekonomike familjare janë pronarë të banesës, 8.8% e njësive ekonomike familjare jetojnë me qira, dhe 8.7% e familjeve me marrëveshje të tjera banimi.

Lidhur me moshën e banesave, rezulton se 26.1% janë ndërtuar para vitit 1981, 37.5% janë ndërtuar nga viti 1981 deri në vitin 2000, dhe 36.4% janë ndërtuar që nga viti 2001.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......