Borxhi 29 trilionë USD i ekonomive në zhvillim - 15 vende shpenzojnë më shumë për interesa, sesa për arsimin

Në një samit mbi krizën globale të borxhit të mbajtur disa javë më parë në Vatikan, Papa Françesku u tha bankierëve dhe ekonomistëve se vendet më të varfra në botë po shtypen nga borxhi i pamenaxhueshëm dhe se vendet e pasura duhet të ndihmojnë më shumë. Ekonomitë në zhvillim po përballen me një “tsunami” të borxhit publik që arrin në 29 trilionë dollarë. Pesëmbëdhjetë vende shpenzojnë më shumë për interesat sesa për arsimin, sipas një raporti të OKB-së i Organizatës për Tregti dhe Zhvillim. 46 shpenzojnë më shumë për pagesat e borxhit sesa për shëndetin. Në total, borxhi i qeverive ndërkombëtarisht është katërfishi i asaj që ishte në vitin 2000.
Një arsye janë shpenzimet e tepërta ose keqmenaxhimi nga qeveritë, por në disa raste ngjarjet botërore e kanë përkeqësuar problemin e borxhit. Pandemia, për shembull, rrafshoi fitimet e biznesit dhe pagat e punëtorëve, ndërsa kostot e shëndetit dhe mbështetjes u rritën. Lufta në Ukrainë dhe zhvillime të tjera gjeopolitike kontribuan në rritjen e kostove të energjisë dhe ushqimit. Bankat qendrore ngritën normat e kreditimit për të përballuar inflacionin galopant. Rritja globale u ngadalësua.
Papa Françesku, i cili shërbeu si kardinal në Argjentinë në vitin 2001, në kulmin e kolapsit ekonomik të vendit, pa nga afër mjerimin dhe protestat e dhunshme që mund të shkaktonte një krizë borxhi. Kështu, ai bëri thirrje për një ristrukturim të sistemit financiar global, si dhe për heqjen e borxhit.
Në vitet e kaluara, borxhi sovran global menaxhohej nga disa banka të mëdha perëndimore dhe agjenci të zhvillimit ndërkombëtar prej kohësh. Sot, përveç këtyre, vendet u kanë borxh mijëra individëve privatë dhe kreditorëve të tjerë si Kina, por gjithashtu shpesh hyjnë në marrëveshje sekrete borxhi të fiksuara nga rregullore të ndryshme.
Përshkallëzimi i tensioneve midis Kinës dhe SHBA-së e ka bërë më të vështirë zgjidhjen e krizave të borxhit. Dhe nuk ka asnjë arbitër ndërkombëtar me juridiksion mbi kreditorët për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Gjithashtu, financimi i institucioneve si FMN-ja nuk mund të mbajë hapin me rritjen e ekonomisë globale apo borxhin.
Tani për tani, perspektiva për vendet me borxhe të larta është e zymtë duke pasur parasysh se sa ngadalë po rriten ekonomitë e tyre. Sipas FMN-së, rreth 60% e vendeve të varfra janë ose të zhytyra në borxhe ose në rrezik të bëhen të tillë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Boeing është shumë i madh për t'u ndëshkuar - Prokurorët duhet të vendosin pa dëmtuar ekonominë
Drejtësia nuk është gjithmonë e verbër. Kur bëhet fjalë për ndëshkimin e kompanive të fuqishme, dënimi synon ndëshkimin aq sa të mos përsërisin veprën në......

Arabia Saudite, tregu më i madh i ndërtimit në botë - Vlera totale e prodhimit arrin në 181.5 miliardë dollarë
Arabia Saudite do të bëhet tregu më i madh i ndërtimit në botë, pasi mbretëria po derdh shuma të mëdha parash në projekte që synojnë rinovimin dhe......

Dhërmi, vijon shpërndarja e titujve të pronësisë në grupin e zonave kadastrale me problematikë kronike!
Në Dhërmi vijoi sot shpërndarja e titujve të pronësisë me 789 të tillë, në vazhdim të procesit të përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara në një......

1/3 e popullsisë jeton në Tiranë - Cila është feja që dominon në Shqipëri?
Nga 2.4 milionë banorë në total, Tirana rezulton qarku me përqendrimin më të madh të popullsisë në rang vendi. Sipas Censit 2023, 1/3 e qytetarëve të vendit......

Mbi 33 mijë familje më shumë në vend - Dominojnë njësitë ekonomike familjare me 4 anëtarë
Shqipëria e vitit 2023 numëron 755.950 njësi ekonomike familjare, ku nga viti 2011 dhe në vijim janë shtuar 33.688 familje. Madhësia mesatare e një familjeje......

82.5% e familjeve shqiptare janë pronare të shtëpive - Numri i banesave rritet me mbi 70 mijë, 36.4% janë ndërtuar pas vitit 2001
Në 12 vite numri i banesave të reja të ndërtuara në Shqipëri për qëllime banimi është rritur me 70 mijë e 467. Të dhënat zyrtare të Censit 2023, tregojnë se......

CENSI 2023/ Shifrat e qyteteve. Si është shpërndarë popullata
Tirana rezulton qarku me përqendrimin më të madh të popullisë në rang vendi. 1/3 e popullisë së vendit rezulton se jeton në kryeqytet. Qarku Tiranë rezulton se......

Censi 2023/ Përkatësia fetare: 66 % deklaruan besimin, 10 % refuzuan. 4 % ateistë
Në Shqipëri, 66 % e popullsisë i përkasin një besimi të caktuar ndërsa 4 % janë deklaruar ateistë. Ndërkohë 10 % kanë refuzuar që të përgjigjen në pyetjen për......