Boeing është shumë i madh për t'u ndëshkuar - Prokurorët duhet të vendosin pa dëmtuar ekonominë

Drejtësia nuk është gjithmonë e verbër. Kur bëhet fjalë për ndëshkimin e kompanive të fuqishme, dënimi synon ndëshkimin aq sa të mos përsërisin veprën në fjalë, por jo aq sa të krijojnë reaksione zinxhir. Një shembull tipik i kësaj dileme është Boeing, një ikonë amerikane, e cila kohët e fundit është gjetur në një vorbull problemesh.
Pas dy përplasjeve që vranë 346 njerëz, Boeing arriti një marrëveshje në vitin 2021 me kusht që të dorëzonte raporte të rregullta dhe të paguante 2.5 miliardë dollarë, duke pranuar se ish-punonjësit kishin mashtruar rregullatorët. Qeveria amerikane thotë se Boeing ka dështuar të përmbushë angazhimet e saj sipas marrëveshjes. Por Boeing nuk e pranon këtë akuzë.
Këtu lind një problem. Boeing është një kompani me një gjurmë të madhe financiare, e cila mund të kufizojë dënimin që qeveria synon t'i vendosë. Për shembull, industria e avionëve komercialë përbëhet kryesisht nga një duopol midis Boeing dhe konkurrentit europian Airbus. Është gjithashtu eksportuesi më i madh i SHBA-së, me më shumë se 30 miliardë dollarë të ardhura deri në vitin 2023. Me fjalë të tjera, ajo që i dëmton prodhuesit e avionëve amerikanë dëmton edhe shumë nga nënkontraktorët e vegjël që furnizojnë pjesët për avionët e tij.
Një nga kërcënimet më të mëdha që vjen nga ndjekja penale e një kompanie si Boeing, një ndalim nga kontratat qeveritare, është gjithashtu i vështirë për t'u zbatuar. Më shumë se një e treta e të ardhurave prej 78 miliardë dollarësh të kompanisë vitin e kaluar erdhi nga kontratat e qeverisë.
Deklaratat e mëparshme të fajësisë së Boeing-ut, duke përfshirë krimet, nuk e penguan atë të hipte shpejt në trenin e kontratave qeveritare. Në vitin 2003, për shembull, Forca Ajrore përjashtoi disa nga njësitë e saj nga projekte të caktuara, duke përjashtuar kontratat e hapësirës dhe raketave. Dhe sigurisht që ka gjithmonë gjoba. Këto “dhembin”, por jo shumë, veçanërisht për një kompani që ka humbur tashmë rreth 100 miliardë dollarë në kapitalizimin e tregut gjatë pesë viteve të fundit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Arabia Saudite, tregu më i madh i ndërtimit në botë - Vlera totale e prodhimit arrin në 181.5 miliardë dollarë
Arabia Saudite do të bëhet tregu më i madh i ndërtimit në botë, pasi mbretëria po derdh shuma të mëdha parash në projekte që synojnë rinovimin dhe......

Dhërmi, vijon shpërndarja e titujve të pronësisë në grupin e zonave kadastrale me problematikë kronike!
Në Dhërmi vijoi sot shpërndarja e titujve të pronësisë me 789 të tillë, në vazhdim të procesit të përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara në një......

1/3 e popullsisë jeton në Tiranë - Cila është feja që dominon në Shqipëri?
Nga 2.4 milionë banorë në total, Tirana rezulton qarku me përqendrimin më të madh të popullsisë në rang vendi. Sipas Censit 2023, 1/3 e qytetarëve të vendit......

Mbi 33 mijë familje më shumë në vend - Dominojnë njësitë ekonomike familjare me 4 anëtarë
Shqipëria e vitit 2023 numëron 755.950 njësi ekonomike familjare, ku nga viti 2011 dhe në vijim janë shtuar 33.688 familje. Madhësia mesatare e një familjeje......

82.5% e familjeve shqiptare janë pronare të shtëpive - Numri i banesave rritet me mbi 70 mijë, 36.4% janë ndërtuar pas vitit 2001
Në 12 vite numri i banesave të reja të ndërtuara në Shqipëri për qëllime banimi është rritur me 70 mijë e 467. Të dhënat zyrtare të Censit 2023, tregojnë se......

CENSI 2023/ Shifrat e qyteteve. Si është shpërndarë popullata
Tirana rezulton qarku me përqendrimin më të madh të popullisë në rang vendi. 1/3 e popullisë së vendit rezulton se jeton në kryeqytet. Qarku Tiranë rezulton se......

Censi 2023/ Përkatësia fetare: 66 % deklaruan besimin, 10 % refuzuan. 4 % ateistë
Në Shqipëri, 66 % e popullsisë i përkasin një besimi të caktuar ndërsa 4 % janë deklaruar ateistë. Ndërkohë 10 % kanë refuzuar që të përgjigjen në pyetjen për......

Rriten me afro 10.5% kontratat e sigurimit - Në 5 muajt e parë të vitit u arkëtuan 9,3 mld lekë nga primet e shkruara bruto
Tregu i sigurimeve ka përjetuar një rritje të fortë gjatë pesë muajve të parë të vitit, si për sa i përket volumit të arkëtimeve, ashtu edhe numrit të......